Hamas kritikon bashkëpunimin e sigurisë mes Autoritetit Autonom Palestinez dhe Tel Avivit

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze, Hamas, ka kritikuar udhëheqësin e lëvizjes Fatah dhe presidentin e autoritetit autonom palestinez, Mahmud Abas, për vendimin e tij për të rifilluar koordinimin e sigurisë me Izraelin, pothuajse një muaj pasi dy lëvizjet arritën një marrëveshje të rëndësishme të pajtimit kombëtar.

Vendimi i AAP “dëmton reputacionin e popullit palestinez, luftën dhe historinë e tij “, tha zëdhënësi i Hamasit, Fozi Barhum në një deklaratë të enjten, duke shprehur kundërshtimin ndaj qëndrimit të ri të autoritetit autonom palestinez. “Hamasi është befasuar nga vendimi i AAP për rifillimin e koordinimit të sigurisë dhe bashkëpunimit me armikun sionist, i cili është rreziku më i madh për popullin palestinez, unitetin dhe të drejtat e tij legjitime, duke përfshirë të drejtën për t’i rezistuar okupimit, “tha më tej Barhum. Deklarata e Hamasit erdhi një ditë pasi kreu i policisë së AAP, Hazem Atallah, tha se të gjitha degët e forcave të sigurisë së AAP kishin rivendosur plotësisht bashkëpunimin e sigurisë me Tel Avivin dy javë më parë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne