Hamasi: Izraeli duhet të heqë rrethimin e Gazës

Hamasi tha dje se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të heqë rrethimin e vendosur në Rripin e Gazës që nga viti 2007.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Hamasit Abdul- Latif Al- Qanou tha: “Protestat e Marshit të Madh të Kthimit janë të vazhdueshme, duke përdorur të gjitha mjetet që ushtrojnë presion mbi okupimin sionist deri në përmbushjen e kërkesave të palestinezëve. ”
Duke diskutuar të premten e 50-të të Marshit të Madh – i cili u quajt “E Premtja e Gruas Palestineze”, ai tha: “Kjo pjesëmarrje e grave palestineze krah për krah me palestinezët në protesta dëshmon se ata janë paqësorë”.
Ai shtoi: “Gruaja palestineze ka qenë dhe është ende një partnere në rezistencën palestineze kundër pushtuesit. Ka martirë palestinezë, të burgosur dhe të plagosur dhe kjo do të vazhdojë derisa ta çlirojmë vendin tonë dhe të arrijmë fitore”.
Forcat izraelite vranë dje një protestues 22-vjeçar dhe plagosën 22 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Kjo tregon ritjen e numrit te vrasjeve në më shumë se 250 e me mbi 25,000 të plagosur që kur protestat filluan më 30 mars./ MEMO/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne