Hamasi: Izraeli ka mbetur i habitur përball rezistencës

Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri tha se rezistenca palestineze në Gaza i ka dhënë një mësim të rëndësishëm Izraelit.

Lëvizja e Shoqërisë së Paqes në Algjeri mbajti një demonstratë solidare me Gazën. Abu Zuhri, i cili erdhi në Algjeri për bisedime, tha në fjalim e tij në protestë se Izraeli ka mbetur i habitur nga rezistenca e grupeve palestineze.

Abu Zuhri u shpreh se: “Ne i dhamë Izraelit një mësim të rëndësishëm. Ky është një mesazh për Izraelin. Qëndrimi i grupeve të rezistencës do të përcaktohet sipas sjelljes së Izraelit.”

Grupet e rezistencës palestineze kishin njoftuar se pas tensioneve në rritje në rajon, në Gaza u mbajt një armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne