Hamasi: Lufta do të vazhdojë derisa Palestina të çlirohet terësisht

Në raportin e publikuar nga Lëvizja e Rezistencës Islamike palestineze (Hamas), me rastin e 49 vjetorit të bastisjes së xhamisë al Aksa, u theksua se lufta kundër regjimit sionist do të vazhdoj derisa territoret palestineze të çlirohen terësisht.

Në raportin e publikuar nga Lëvizja e Rezistencës Islamike palestineze (Hamas), u tha kështu: Të gjitha grupet të cilat mbrojnë Hamasin dhe popullin palestinezë, kanë fuqinë për të vazhduar luftën dhe rezistencën, duke përdorur të gjitha mundësit e mundshme, derisa Palestina dhe Jeruzalemi të çlirohen plotësisht, derisa të lirohen të burgosurit palestinezë dhe derisa të formohet një shtet i pavarur palestinezë me qendër në Jeruzalem. Pjesëmarrësit në Marshin e Madh të Kthimit dhe në protestat për heqjen e okupimit ndaj Rripit të Gazës, konsiderohen si një nga nismat e popullit palestinez; populli palestinez nuk do të mbetet kurrë indiferent ndaj këtyre protestave dhe ne, së bashku me të gjitha grupet dhe fiset palestineze në Hamas, do të vazhdojmë të luftojmë derisa të arrihen qëllimet e protestave. Solidariteti kombëtar është thelbësor për të luftuar për çlirimin e tokave palestineze dhe për të luftuar kundër komploteve, veçanërisht kundër marrëveshjes së shekullit dhe mënyra më e shkurtër për të arritur paqen kombëtare është përputhja me marrëveshjen e vitit 2011 dhe përfundimi i sanksioneve ndaj njerëzve që jetojnë në Rripin e Gazës.

Hamasi gjithashtu përshëndeti të gjithë palestinezët, veçanërisht popullin e Jeruzalemit dhe Ham Ahmer-it, të cilët u ngritën në këmbë për të luftuar me regjimin sionist si dhe lavdëroi dëshmorët dhe të plagosurit në protestat e Marshit të Madh të Kthimit.

Nga ana tjetër, ushtarët sionist arrestuan 11 palestinezë në sulmet e zhvilluara në rajonet e ndryshme në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne