Hamasi, thirrje për roje në Xhaminë Al-Aksa

Njëri prej liderëve të Hamasit, Ejmen Ebu Halil bëri thirrje për të mbajtur rojë në Xhaminë Al-Aksa dhe në xhaminë e Ibrahimit për t’iu kundërvënë faktit të kryer të forcave okupuese izraelite.

Me qëllim për t’i kundërshtuar shkeljet që Izraeli bën ndaj vendeve të shenjta në Jerusalem dhe qytetin El-Halil, Hamasi bëri thirrje për rojë në Xhaminë Al-Aksa.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet faqes zyrtare të lëvizjes Hamas, Ejmen Ebu Halil, njëri nga liderët e kësaj lëvizjeje, tha se “Mbyllja e xhamisë së Ibrahimit dhe ndalimi i këndimit të ezanit janë shkelje të hapura, ndërsa bëhen përpjekje për hebraizimin e ambienteve islame dhe për marrjen e të drejtave ndaj tyre nga duart e myslimanëve”.

Duke theksuar se duhet reaguar për shkeljet e kolonëve hebrenj ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe për ndalimin e këndimit të ezanit në xhaminë e Ibrahimit, Ebu Halil bëri thirrje për të mbajtur rojë në Xhaminë Al-Aksa dhe në xhaminë e Ibrahimit për t’iu kundërvënë faktit të kryer të forcave okupuese izraelite, të cilat përpiqen për ta ndarë në mënyrë hapësinore dhe kohore.

Zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs në një deklaratë të bërë dje kishte bërë të ditur se 343 hebrenj fanatik kanë hyrë nën përcjelljen e policisë izraelite në oborrin e Haram al-Sharifit nga porta Magrib./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne