Hamenei ndaloi bisedimet me SHBA-të

Lideri suprem iranian Ajatullah Ali Hamenei ka deklaruar sot se nuk do të ketë as luftë, e as bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zyrtarët amerikan tërë kohë flasin për neve në mënyrë cinike, dhe përveç sanksioneve flasin për luftë dhe për bisedime”, ka cek Hamenei në rrjetën sociale të Twitterit.

“Më lejoni të porosis popullin tim. Nuk do të ketë as luftë, as bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ceket në porosinë e shkruar në gjuhën angleze. Ai poashtu sot ka ndaluar mbajtjen e çfarëdo bisedime direkte me Washingtonin zyrtar.

“Ndaloj çfarëdo bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika kurrë nuk është lojale premtimeve të saja në bisedime, vetëm jep premtime boshe, dhe kurrë nuk hjek dorë nga qëllimet e saja në bisedime”, ka përcjell televizioni shtetëror iranian duke cituar liderin suprem të saj.

Ekzistojnë spekulimet se Irani do të kthehet në tryezën e bisedimeve pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja nukleare e vitit 2015 dhe futjes së sërishme sanksioneve Teheranit zyrtar.

Irani ka hedh poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Trumpit për dialog duke theksuar se Washingtini më nuk është partner i besueshëm për bisedime pasi ka shkel detyrimet e veta ndaj marrëveshjes.

Lideri suprem iranian ajatullah Hamenei të hënën ka kritikuar qeverinë e Iranit për shkak të menaxhimit të dobët të ekonomisë, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës futën sanksionet e fuqishme Republikës Islamike të Iranit.

“Më shumë nga sanksionet, menaxhimi i dobët me ekonominë krijon presion qytetarëve të thjeshtë iranian. Nuk them se kjo është tradhti, por është gabim i madh në udhëheqje”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prapë kanë futur sanksione të ashpra Iranit të martën që kaloi, ndërsa Trumpi ka kërcënuar se do të dënoj kompanitë e shteteve tjera të botës në rast se vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne