Hammer: Besimi për qeverinë ka rënë, duhet qeveri teknike

Deputeti austriak i PPA-së, Michael Hammer, që mbështet opozitën shqiptare në kërkesat e saj, ishte i ftuar sot në çadrën e protestës në krah të liderit demokrat Lulzim Basha.

Hammer tha në fjalën e tij se kur besimi për qeverinë aktuale nuk është aq i madh, siç po shihet, ka ardhur moment të gjejmë një alternativë tjetër për zgjedhje të lira dhe e vetmja alternativë është një qeveri teknike.

“Kur kam ardhur në Shqipëri, – tha deputeti austriak, – kam pasur takime edhe me kryetarin e atëhershëm të PD-së, Z. Sali Berisha si dhe me z. Lulzim Basha. Kam vënë re sesi Shqipëria është zhvilluar dhe jam i lumtur që ta mirëpresin drejt Bashkimit Europian. Kjo ka qënë një periudhë e mirë për Shqipërinë dhe shpresoj që jë periudhë më e mirë të vijë dhe dëshiroj që si Kryeministër të ardhshëm të kemi zotin Lulzim Basha.

Theksoj se elementi më i rëndësishëm në një demokraci janë zgjedhjet e lira. Nuk është një e drejtë, por detyrim për qytetarët që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Siç po shihet, besimi për qeverinë aktuale nuk është aq i madh, ndaj ka ardhur moment të gjejmë një alternativë tjetër për zgjedhje të lira dhe e vetmja alternativë është një qeveri teknike.

Vendi im është një mbështetës shumë i fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin dhe ne jemi për një Shqipëri europiane sa më shpejt.” /syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne