Hapet ‘Lotaria e Radarit’ nga Policia Rrugore, ja çfarë do të fitojnë 20-shoferët më të mirë

Policia e Shtetit jo vetëm të ndëshkon, por edhe të motivon. Një nismë e tillë ka nisur ne vijim te javës se Sigurisë Rrugore. Policia Rrugore ka lançuar sot “Lotarinë e Radarit”, e cila do te nxjerre 20 fitues, 20 shofere model te cilët respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Lotari për drejtuesit mjeteve qe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga faktorët kyç te aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur te përzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat. Janë vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kane modul automatik qe përveç konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregoje edhe ata qe qarkullojnë brenda normave te lejuara. Fituesit do përzgjidhen ne një shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi për këto drejtues mjetesh që konsiderohen model. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne