Hapet për qarkullim rruga Prishtinë-Shkup

Rruga nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë, në segmentin rrugor Kaçanik- Hani i Elezit, do të jetë e lirë për qarkullim sot dhe nesër.

“Rruga do të jetë e lirë për qarkullim në Shkup, sot dhe nesër”, ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Rruga Kaçanik-Hani i Elezit, ishte e mbyllur për qarkullimin për disa ditë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.

I pranishëm gjatë vendosjes së trarëve në autostradën “Arbën Xhaferi”, ishte edhe ministri Pal Lekaj, me ç’rast edhe ka inspektuar punimet nga afër të urës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne