Hapi i Macron për të ndaluar kritikën ndaj Izraelit

Macron, i cili foli në një organizat të hebrenjve në Francë, paraqiti udhërrëfyesin për të luftuar antisemitizmin. Në ligjin e ri, ai iu referua përkufizimit të anti sionizmit si ‘forma moderne e antisemitizmit’.

Pas protestave të organizuara kundër sulmeve të një pas njëshme kundë hebrenjëve në Francë, Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim në një organizat të hebrenjëve e cila bënë lobi për Izraelin.

Macron, i cili mori pjesë në darkën vjetore të Këshillit Francez të Institucioneve Hebraike (CRIF), ka paraqitur udhërrëfyesin për të luftuar antisemitizmin, që ka arritur në ‘nivelin më të keq pas Luftës së Dytë Botërore’.

Presidenti francez, duke mbrojtur nevojën për të nxjerrë linja të reja të kuqe kundër intolerancës, ka bërë një deklaratë e cila mund të bëjë që kritikat ndaj ekzistencës së Izraelit dhe Sionizmit, si dhe kritikat ndaj politikave të Izraelit të konsiderohen si krim.

Macron tha se ai do të merrte hapa shtesë për ‘definimin e anti-sionizmit si në kohët moderne të antisemitizmit’ dhe deklaroi se kjo do të ishte në të njëjtën linjë si ajo e mbrojtur nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Në përkufizimin e Aleancës thuhet se ‘I njëjti nivel kritikash ndaj Izraelit, siç kritikohet nga vendet e tjera, nuk mund të konsiderohet si antisemit.’

PROPOZIMI PËR KONSIDERIMIN E ANTI SIONIZMIT SI KRIM

Ndërkohë, edhe deputetët në komisionin për luftën kundër anti sionizmit, në parlamentin e Francës, po përpiqen të bëjnë një anti sionizëm një krim.

DALLIMET NË MES TYRE

Ndërsa ata të cilët reagojnë ndaj këtyre iniciativave, thojnë se ka një dallim në mes të anti sionizmit, anti Izraelit dhe anti politikave të Izraelit.

Macron u ankua se antisemitizmi ishte rritur në një mënyrë të pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe se kjo nuk ka ndodhur vetëm në Francë, por edhe në Evropë dhe në shumicën e demokracive perëndimore. Në mesin e hapave që do të ndërmerren janë lufta kundër gjuhës së urrejtjes në internet, përfundimi i tre grupeve ekstremiste të krahut të djathtë si dhe hetimi i çështjes së largimit të fëmijëve hebrenj nga shkollat shtetërore, për shkak të racizmit dhe ngacmimeve si dhe vendosja e tyre në shkolla private hebrenje.

SIONIZMI NË THEMELET E SHTETIT IZRAELIT

Anti semitizmi është përcaktuar në Fjalorin e Oksfordit si ‘armiqësi apo paragjykim ndaj hebrenjve ‘. Antisemitizmi, ashtu si diskriminimi, racizmi dhe ksenofobia, është gjithashtu një krim sipas ligji francez.

Sionizmi ishte një lëvizje politike e themeluar nga Theodore Herzl, i cili jetonte në Perandorinë Austro Hungareze në fund të shekullit të 19-të, dhe që mbështeste krijimin e një shteti hebre në territorin ku sot ndodhet Izraeli.

Herzl ishte i mendimit se për sa kohë që ekzistonte antisemitizmi, çifutët nuk mund të asimilohen në vendet ku ata jetonin si diasporë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne