Hapi një zarf me pluhur të bardhë, çohet urgjent në spital bashkëshortja e djalit të Donald Trumpit

Bashkëshortja e djalit te Donald Trumpit është shtrirë në spital të hënën, pasi ka marrë një letër që përmbante një pluhur të bardhë. Lajmin për çuarjen në spital të rejës së presidentit Donald Trump e ka konfirmuar policia e Nju-Jorkut.

Vanessa Trump ka hapur letrën që i ishte adresuar bashkëshortit të saj, Donald Trump Jr., rreth orës 10 të mëngjesit, sipas kohës amerikane, në shtëpinë e çiftit, në Manhatan.

Tash për tash nuk është e qartë se çfarë kishte qenë “pluhuri i bardhë”.

Vanessa Trump është çuar në spital, si masë parandaluese, ka bërë të ditur policia.

Edhe dy persona të tjerë po ashtu janë dërguar në spital, sipas mediave amerikane.

Çifti ka pesë fëmijë, ndërsa nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ndodhej në shtëpi në kohën e incidentit.

Policia dhe Shërbimi Sekret amerikan tashmë po e hetojnë incidentin.

Trump Jr. është djali më i madh i presidentit. Ai është martuar me Vanessan më 2005.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne