Hapja e negociatave, Rama rrëfehet për Makron dhe Merkel: Ma thanë troç…

Në një konferencë për mediet në takimin mes anëtarëve të qeverisë dhe grupit të PS, Edi Rama ka rrëfyer bisedën që pati me Presidentin e Francës, Emanuel Makron gjatë vizitës së tij në Paris dhe me Kancelaren Angela Merkel në Gjermani.

“Makron ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris, se për të ishte tejet e vështirë që të thoshte po për një datë për arsye që nuk lidheshin me Shqipërinë, por më premtoi ama se do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhje”, tha Kryeministri, që shtoi se gjatë muajve në vijim, pritet që Shqipërinë ta vizitojë pikërisht Presidenti Makron.

“Ma bëri të qartë që do të jenë muaj të vështirë”, tregoi Rama detaje nga biseda me Merkelin.

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën që Shqipërisë dhe Maqedonisë negociatat t’i hapen në qershor të vitit 2019.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne