Haradinaj bie pre e humoristëve nga Moska

Kryeministri Ramush Haradinaj dje në një postim në Twitter, të cilin më pas e ka fshirë, kishte shkruar se i dëshironte popullit ukrainas zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai në këtë postim, ia kishte dëshiruar gjithë të mirat presidentit aktual Petro Poroshenko, dhe siç i ka quajtur ai kryeministrit të ardhshëm të Ukrainës, Vovan Lexusov e që është emër i shpikur prej dy komedianëve nga Moska.

Haradinaj në Twitter kishte shkruar se Kosova dhe Ukraina po qëndrojnë bashkë si popuj të lirë dhe prosperues.

Këtë postim e kishte vërejtur gazetari i The Guardian, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov).

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari i Guardian, i kishte bërë “screenshot” postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.View image on Twitter

View image on Twitter

Shaun Walker@shaunwalker7

It seems the Kosovo PM has had a call from the Kremlin prankers, Vovan and Lexus. How are politicians still falling for this?!1409:05 PM – Apr 20, 201977 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne