Haradinaj i përgjigjet Vuçiçit: S’kemi pse ta sulmojmë Veriun, por nëse vini ju aty na gjeni

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Decani i ka dërguar mesazhe presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Deçan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.

“Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare.

Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”, është shprehur Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne