Haradinaj: Ideja për shkëmbimin e territoreve ka vdekur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e tij se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur. Gjatë një takimi me kancelarin austriak Sebastian Kurz, Haradinaj tha se Serbia në këtë rast do tokë.

Kryeministri tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë marr vendim 10 përqind taksë shtesë për çdo mall të Serbisë dhe Bosnjës.

“Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë, ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet… janë mbulesë që Kosova te jape një pjesë të territorit në këmbim të njohjes”, tha ai.
Burimi; BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne