Haradinaj informon ambasadorët: FSK-ja do transformohet në ushtri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po mban takim me ambasadorët, me qëllim të informimit të tyre për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në deklaratën e tij para ambasadorëve, Haradinaj ka thënë se me FSK-në Kosova dëshiron të jetë partner i paqes në vend dhe rajon.

“Kosova ka kaluar në një proces të konsultimit me të gjitha partitë politike për të ardhmen e FSK-së. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe FSK-ja duhet parë si e jona, e të gjitha komuniteteve. Ne nuk duam të dyfishojmë punët që bën KFOR-i, por duam të jemi partner i paqes në vend dhe rajon”, ka thënë kryeministri.

“Arsyeja pse ju kam kërkuar të jeni prezent, ka të bëjë me informimin tuaj me përpjekjet e FSK-së brenda mandatit të saj, arritjet dhe rrugën drejt transformimit në ushtri”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne