Haradinaj: Ju garantoj se nuk rrezikohet territori i Kosovës me demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prezantoi edhe një herë projektligjin për demarkacionin Ai deklaroi se kemi kaluar nëpër një fazë të vështirë për të arritur tek kjo çështje e rëndësishme për shtetin tonë. “Pas përpjekjeve e negociatave kemi gjetur një formulë të pranueshme për të gjitha palët”, tha Haradinaj, duke shtuar se do të ruhet e drejta e tokës, por edhe partneriteti me Malin e Zi.

Sipas kryeministrit, marrëveshja e presidentëve dhe të gjeturat e komisionit plotësojnë marrëveshjen e vitit 2015. “Vota pro sot është një votë për Republikën e Kosovës, perspektivën euro-atlantike dhe lirinë e lëvizjes”, tha ai. Haradinaj garanton se ratifikimi i këtij demarkacioni nuk e rrezikon territorin e Kosovës. Duke u bërë thirrje deputetëve që të votojnë, Haradinaj deklaroi se vendimi është në dorën e tyre, e vota pro është një kërkesë edhe e shumicës së qytetarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne