Haradinaj: Kosova do kujdeset për qytetarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim me rreth 100 nxënës dhe mësues të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ndërsa dha mesazhe të qarta.

Ai deklaroi se qeveria e Kosovës do të kujdeset për qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata. Ju siguroj që perspektiva juaj në vendbanimet e juaja, por edhe kudo që jetojmë ne si shqiptarë është e ndritur”, tha Haradinaj.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne