Haradinaj: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa prej 100 për qind e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që vijnë në Kosovë do të mbetet në fuqi për aq kohë sa ai të jetë në postin e të parit të Qeverisë.

Haradinaj gjatë një vizite që i bëri kompleksit memorial në Gllogjan, ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë. Po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ishte këmbëngulës se taksa nuk duhet të hiqet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, duke shtuar se duhet të ndalen kushtëzimet për Kosovën.

“Nëse ne fillojmë të bëjmë hapa prapa, njëherë kërkohet të hiqet tarifa, nesër mund ta kërkojnë të hiqet Trepça, të hiqet Ushtria, të hiqet diçka tjetër”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne