Haradinaj shuan zërat: Pas dy muajve hiqen vizat për Kosovën

Ndërsa janë shtuar zërat që thonë se vizat nuk liberalizohen para vitit 2020, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020 ndërsa theksoi se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve.

Pasi takoi shkrimtaren Helena Kadare, kryeministri i Kosovës tha se deri në fund të këtij viti kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne