Hartat e rralla 500-vjeçare me trojet shqiptare në Ballkan ekspozohen në Kryeministri

Harta nuk ka se si të jetë e pafajshme, sepse prapa saj qëndron pushteti dhe influenca. Kuptimi i çdo hartë rikonfigurohet sipas këndvështrimit të çdo lexuesi.

Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek XV deri në shek XVIII është hapur në COD, nga një koleksion i Afrim Ethemit, me titull “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse”. Ekspozita përmban edhe disa atlase.

“Është një hartë, e cila është botuar për herë të parë në vitin 1477, por është e marrë nga një botim në vitin 1561 nga Ruceli. Më e hershmja dhe këtu kemi për herë të parë dalmacinë, kemi pjesën e Ilirisë, kemi lumin e Vjosës”, shprehet Genti Gjikola, kurator.

“Kjo është e vetmja hartë që i dedikohet Epirit dhe Shqipërisë së sotme dhe që është publikuar që në mesin e viteve 1600”, shprehet kuratori.

“Këto të dyja janë të Gerarg Merkatorit, i kam përcaktuar në një hapësirë të veçantë. Kjo tregon Epirin, Maqedoninë, Greqinë, Akaia, që i thotë ai”, thotë Genti Gjikola, kurator.

“Përtej ndarjes gjeografike, këtu kemi edhe një ndarje fisnore. Secili fis jeton ku dhe. Ka patur shumë interes, sidomos kur ky koleksion nga Afrim Ethemi është treguar edhe në Kosovë”, thotë Gjikola.

Jo vetëm ndërtimi i një harte është i paracaktuar kulturalisht, por edhe kuptimi i saj. Nëpërmjet kësaj ekspozite, vizitorët do të kenë mundësi që të shohin evoluimin e kufijve, për të kuptuar që ndryshimi është gjithmonë I vazhdueshëm dhe asgjë nuk ngelet e paprekur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne