Hashim Thaqi kerkon arrestime te reja ndaj muslimaneve kosovar

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka takuar drejtuesit e institucioneve të rendit dhe sigurisë në Kosovë, nga të cilët ka kërkuar të ndërmerren hapa të menjëhershme për parandalimin e terrorizmit
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim bartësit e institucioneve kryesore të sundimit të rendit dhe të ligjit, me të cilët ka biseduar për hapat e nevojshëm institucionalë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit”, thotë në kumtesë.
Edhe pse në njoftim nuk bëhet e qartë se nga çka po rrezikohet së fundi siguria në vend, Presidenti i vendit u ka kujtuar drejtuesve të institucioneve të sigurisë së Kosova jo vetëm që ka qenë vend i origjinës së ekstremistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste.
“Presidenti Thaçi ka kërkuar nga bartësit e këtyre institucioneve që në përputhje me ligjet dhe kompetencat, të ndërmerren hapa të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm që të garantohet siguria e qytetarëve të Kosovës në çdo rrethanë”, thuhet në kumtesë.
“Ai ka thënë se Kosova ka qenë jo vetëm vend i origjinës i ekstremistëve dhe fundamentalistëve, por edhe cak i sulmeve të planifikuara terroriste, kurse falë punës së suksesshme të organeve të rendit e të sigurisë, këto sulme janë parandaluar”, bën të ditur njoftimi.
Në fund, të kumtesës thuhet se Presidenti ka kërkuar që të vazhdohet me angazhimin dhe përkushtimin maksimal në këtë drejtim, që të parandalohet çdo cenim i rendit dhe i sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Me pak fjale, ish-militanti Thaci kerkon arrestime te reja muslimanesh kosovare per ti bere qejfin shefave te tij nderkombetar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne