Hashtagu “Natanjahu mbylle”

Gazeta sioniste ‘Haaretz’, i ka kushtuar një raport reagimit të përdoruesve iranianë të rrjeteve sociale ndaj fjalimit të kryeministrit të regjimit sionist në konferencën e 72 të AP të OKB.

Gazeta sionste Haaretz ka thënë se iranianët në Tuiter kanë reaguar ndaj fjalimit të Benjamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist në konferencën e 72 të AP të OKB. Haaretz shkruan: Tuitter iu përgjigj fjalimit të Benjamin Netanjahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me Hashtagun #ShutupNetanyahu (Netanjahu mbylle) dhe me imazhe pinguinësh”. Në fjalimin e tij drejtuar Kombeve të Bashkuara, Netanjahu përsëriti edhe njëherë pretendimet e tij provokative kundër Iranit. Në në pjesë të fjalimit të tij, ai tha se edhe pinguinët mbështesin Izraelin. Në një pjesë tjetër të fjalimit të tij, Netanjahu u drejtohet iranianëve në persisht duke thënë: “Ju jeni miqtë tanë”. Haaretz ka postuar disa ‘tweets’ të disa përdoruesve iranianë. Një përdorues ka shkruar: “Si pjesëtar i popullit iranian #ShutupNetanyahu”, një tjetër përdorues ka postuar një imazh të Pinguinit, i cili shkroi: “Reagimi i pinguinëve kur Netanjahu thotë: Edhe pinguinët e duan Izraelin”. ” Përdoruesit iranianë tw Tuiter, në përgjigje të deklaratës së Presidentit Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë krijuar hashtagun #ShutupTrump./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne