Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra hebrenj fanatikë nën përcjelljen e policisë izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Zëdhënësi i administratës së Fondacioneve Islame të Jerusalemit, Firas Dibs njoftoi se 133 hebrenj fanatikë nën përcjelljen e policisë izraelite hynë në oborrin e kompleksit nga porta Magribe që ndodhet në jugperëndim të Al-Aksasë.

Dibs tërhoqi vëmendjen se hebrenjtë fanatikë tentuan të organizojnë rite fetare Talmudik, gjithashtu shtoi se në kompleks hynë edhe 2 mijë e 635 turistë të huaj.

Pjesëtarët e grupeve radikale hebreje kishin bërë thirrje për bastisje në kompleksin Al-Aksa për të bërë lutje për fitore në zgjedhjet që po mbahen sot në Izrael.

Bastisjet e hebrenjve fanatikë në kompleksin Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite, shpesh bëhen shkak i tensionimit dhe i përleshjeve mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Kompleksi Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin e pushtuar Lindor, ka cilësinë e kibles së parë të myslimanëve.

Hebrenjtë pretendojnë se nën kompleksin Al-Aksa, ku krahas Mesxhidit të Kibles dhe Xhamisë Kubetu Sahra ndodhen edhe muzetë, medresetë dhe oborri i madh, ndodhen rrënojat e “Tempullit të Sulejmanit” dhe bëjnë gërmime, ndërsa mbrojnë qëndrimin për të drejtën e kryerjes së riteve fetare në kompleks./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne