“Hebrenjtë në Shtetin Osman lirshëm kultivuan fenë dhe kulturën”

Profesori i Departamentit të Historisë në Universitetin Sakarya të Turqisë, Lutfi Seyban, tha se hebrenjtë pas persekutimit nga Spanja në vitin 1492, në Shtetin Osman ata lirisht mund të shprehnin besimin dhe kulturën e tyre.

Seyban për Anadolu Agency (AA) tha se shkaku kryesor i persekutimit ka qenë armiqësia në baza fetare midis të krishterëve dhe hebrenjve.

Ai konsideron se shkaku kryesor i paragjykimeve të autoriteteve spanjolle kryesuar nga mbretëresha Isabella ndaj hebrenjëve, ka qenë se ishin të fesë tjetër.

Ai shtoi se katolikët treguan një qëndrim të fortë edhe ndaj Mudjarëve (emri i përbashkët për Maurët, gjegjësisht muslimanë nga krahina Al-Andalus), me të cilët jetuan së bashku pas rënies së Andaluzisë, e jo vetëm ndaj hebrenjve.

“Në gjenocidin ndaj muslimanëve që erdhi mes viteve 1492 dhe 1609 me dorë shtetërore mbi Mudejarët, është ushtruar trysni dhe gjenocid. Një pjesë e madhe e popullit u detyrua ta ndryshojë fenë, ndërsa nga viti 1501 në periudha të ndryshme dhe përfundimisht nga viti 1609 deri në vitin 1614 iu nënshtruan persekutimit të madh. Në këtë proces, një pjesë e madhe përmes Inkuizicionit u vra. Teksa flasim për përndjekjen e hebrenjve, nuk duhet të harrojmë vuajtjet e muslimanëve andaluzianë që janë një tragjedi e madhe”, tha Seyban.

Ai shtoi se hebrenjtë në Spanjë mbijetuan falë muslimanëve andaluzian.

Ai theksoi se Sefarad janë robëruar para pushtimit musliman.

“Pushtimet muslimane shfuqizuan skllavërinë dhe ata, ashtu si në të gjitha vendet islame, ashtu edhe në Andaluzi, ishin të inkuadruar, sepse e njihnin mirë tregtinë dhe diplomacinë”, tha Seyban.

Ai shtoi se nuk dihet numri i saktë i hebrenjve të dëbuar dhe ata në shifra të mëdha migruan drejt Shtetit Osman.

Ai deklaroi se kanë qenë të pakët ata që vazhduan drejt vendeve evropiane, por shumë migruan drejt Afrikës Veriore, Ballkanit, Stambollit, Anadollit, Palestinës dhe Safedas.

Hebrenjt, shtoi Seyban, në të shumtën e rasteve vazhduan në Selanik.

“Pas Selanikut, migrimi në të shumtën e rasteve ka qenë drejt Galatës dhe qyteteve të Izmirit dhe Safedas. Inkuizicioni në Spanjë ka zgjatur rreth 300 vjet. Në periudhat e vonshme erdhi deri te migrimi drejt rajoneve të njëjta, madje ato nuk ishin intensive si përndjekjet e vitit 1492”, tha Seyban.

Ai shtoi se osmanët pranuan hebrenjtë që ishin në situatë të rëndë. Hebrenjtë, theksohet se kanë jetuar lirshëm dhe kultivuar fenë e tyre në territorin Osman. Po ashtu, kanë ushtruar punë të rëndësishme ekonomike, tregtare dhe diplomatike./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne