Hebrenjtë ortodoksë protestë anti-Trump për Jerusalemin: Izraeli ka vjedhur Tokën e Shenjtë!

Përfaqësuesit e organizatës hebraike Neturei të njohur për përfshirjen e tyre në protesta në mbështetje të palestinezëve, kanë protestuar në Nju Jork kundër vendimit të Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Dhjetë anëtarë të kësaj organizate hebraike u mblodhën para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara me pankarta si: “Shteti i Izraelit ka vjedhur Tokën e Shenjtë”, “Shteti i Izraelit nuk përfaqëson hebrenjtë” dhe “Izraeli nuk ka të drejtë të udhëheqë të tjerët”.

Kujtojmë se kjo organizatë hebraike pati porositur më parë se zgjidhja e vetme për krizën palestineze është që Palestina të bëhej një shtet i ri, territori i të cilit do të shtrihet në kufijtë para vitit 1948.

Gjithashtu, anëtarët e organizatës Neturei ose çifutët ortodoksë, besojnë se Izraeli ka pushtuar territorin palestinez.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne