Nga Behxhet JASHARI

Terrorizmi në literaturë paraqitet si përdorim jo­ligjor të forcës dhe dhunës nga ana e individëve ose gru­pe­ve, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejta me fuqitë e hu­a­ja ose aktivitetet e të cilave i kalojnë kufijtë nacional, e që janë të orientuara kundër personave ose objekteve, me qëllim që ta frikësojë ose detyrojë popullatën ose cilindo seg­ment tjetër të shoqërisë në realizimin e qëllimeve të tyre po­litike ose të atyre shoqërore. Tashmë dihet se asnjëri definicion i te­roriz­mit nuk ka gëzuar ndo­një njoh­je të gjerë ndër­kom­b­ë­tare. Studiuesi dhe eksperti amerikan i te­­­rro­rizmit, Brian Mi­chael Jenkins konstaton se: “Terrorizmi është për­do­rim i for­cës ose kërcënim përmes saj në realizi­mi­n e që­­lli­me­ve politike”.

Aktin monstruoz të kryer më 15.03.2019 në dy xhami të Christchurch të Zelandës së Re nga Brenton Tarrant i cili masakroi mbi njëqind besimtarë myslimanë, ndër të cilët 50 prej tyre u mbytën, pothuajse e dënuan të gjithë njerëzit e edukuar e të qytetëruar. Për masakrën në Zelandën e Re (ku humbën jetën 50 myslimanë), media britanike BBC nuk e përdori termin “sulm terrorist”, ndërsa Daily Mirror publikoi fotografi të fëmijërisë dhe e quajti vrasësin “fëmijë engjëll”. Ish redaktori i BBC-së, Rifat Jawaid, ka reaguar duke thënë “Si një ish-redaktor i BBC, unë jam tepër i zhgënjyer me publikimet tuaja të njëanshme në mënyrë të verbuar. Derisa kryeministrat e Australisë dhe Zelandës së Re i cilësojnë sulmet si një sulm terrorist, ky për televizionin dhe redaktorët tuaj është vetëm një sulm në xhami! E turpshme“. Gazeta Le Figaro, e cila e sulmin që ndodhi në Paris më 13 nëntor 2015 ku humbën jetën 130 persona, e cilësoi si sulm terrorist, nuk e ka parë si sulm terrorist masakrën në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re!

Sidoqoftë, shumë analistë, sociologë e publicistë shprehën mendimin se ky akt terrorist në dy xhamitë të Zelandës së Re, në fakt, është pasojë e mesazheve të urrejtjes dhe islamofobisë së përhapur nëpër disa media, kjo si rezultat i diskursit të liderëve politikë populist dhe gjetkë! Vërtet, në këtë sulm Brenton Tarrant-i u frymëzua nga ideologjia fashiste e nacionalizmit serb, nga shkrimet dhe stereotipat islamofobe, e antiturke, madje edhe nga disa terrornxitës shqiptarë katolikë. Opinionisti Bujar M. Hoxha në një shkrim të tij do të shprehet: “Gjaku i derdhur në xhamitë e Zelandës së Re nga mizori i frymëzuar prej një retorike të përditshme po aq mizore, nuk shkoi në rrjedhën e synimeve të organizatorëve të krimit. Ai gjak u kthye në bumerang për ta nga reagimi i të vënëve në shenjë, nga populli në gjirin e të cilit jetojnë, nga shtetarët e atij populli”.

Megjithatë, jo të gjithë do të shprehen me ndjenjën e njëjtë njerëzore dhe fisnike për këtë akt të rëndë terrorist! Disa prej tyre pa fije turpi e ndërgjegje në ndonjë formë u munduan ta vendosin fajin te mërgimtarët myslimanë, të cilët tanimë disa dekada ose më pak jetojnë në shtetet e Perëndimit, me këtë edhe në Australi e Zelandë të Re. Kishte edhe nga ata të cilët këtë akt u munduan ta paraqesin si tragjedi të rëndomtë, e asgjë më tepër, duke e hedhur “fajin” në anën tjetër, siç ishte rasti me senatorin famëkeq australian, i cili si pasojë e deklaratës së tij terrornxitëse e hëngri një vezë kokës nga një djalosh australian paqedashës 17-vjeçar.

T’i vendosësh në vijën e të akuzuarëve të mbyturit dhe të plagosurit, përkatësisht viktimat e terrorit, vërtet është një çoroditje mendore dhe terrorizëm i llojit të vet!

A thua senatori Fraser Anning, të cilit iu thye një vezë në kokë e ka të njohur historinë e tij dhe familjes së tij si mërgimtar dhe kolonizues i Australisë disa shekuj më parë? Si do t’i karakterizonte senatori dhe bashkëmendimtarët e tij veprimet uzurpuese të ar­dha­ca­kë­ve ev­ro­pi­anë, siç ishin kristianët spa­njo­llë, francezë dhe ata bri­ta­ni­kë, ndaj vendasve indigjenë, e inkë të Botës së Re ose ndaj aborixhinëve australianë, përveç se kolonizim i organizuar i tokave të tyre!? A thua si erdhën të bardhët në Australi dhe ku u tretën vendasit aborixhinë?

Shkoni e pyetni ata meksikanë autoktonë në Amerikë ose ata pak aborixhinë të mbetur të Australisë dhe Zelandës së Re se si i konsiderojnë “misionarët e religjionit të dashurisë”, të cilët disa shekuj më parë erdhën nga Evropa me Bibël në dorë dhe ua uzurpuan tokat dhe pasuritë! E sot, po këta ardhacakë të bardhë i akuzojnë disa ardhacakë të tjerë për “element rrezikues të qytetërimit perëndimor”!

Është mjerim kur edhe në shoqërinë tonë shqiptare paraqiten jo rrallëherë “publicistë” dhe “njerëz të shkrimit”, të cilët përpiqen disi që terrorin e kryer nga jomyslimanët ta minimizojnë ose, së paku, ta krahasojnë me ndonjë “sulm ndaj ndonjë kishe ose sinagoge” gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë, siç vlerëson një mërgimtar shqiptar në Zvicër. Ky pa fije perdeje thotë se “sulmi mbi myslimanët e Zelandës së Re që në faltoren e tyre po i luteshin Zotit të tyre është po aq barbar sa sulmet e vrasësve islamist ndaj kishave dhe sinagogave. Ashtu siç paraqet rrezik terrorizmi islamik për mënyrën se si jetojmë në shoqëritë e lira, po aq i rrezikshëm është edhe terrorizmi i djathtë”! Pohimi i tij s’është asgjë tjetër, përveç se një deklaratë terrornxitëse dhe islamofobe!

Cilët ishin ata myslimanë që sulmuan ndonjë kishë apo sinagogë?

Kush po bombardon me fosfor të bardhë dhe me armë më të sofistikuara vendbanimet myslimane, ku ditë e natë shkatërrohen dhe rrënohen xhami, shkolla dhe vendbanime të tëra myslimane? Fotografia e djeshme (27.03.2019) e një personi palestinez flet shumë, kur tre fëmijët e tij të vegjël i fuste në morg, duke thënë: “Ju na i vrisni fëmijët, e pastaj kur unë e kap armën për t’ju dëbuar e për t’u hakmarrë, më quani terrorist”!

Ju zotërinj, që flisni edhe shqip e që terrorin e të bardhëve e quani vetëm “të djathtë”, a nuk ndjeni aspak dhembje për këto dëshmi!? Paramendoni sikur të ishin ata fëmijët e juaj!

Pse nuk flisni për terrorin kur u godit një familje siriane dhe një familje afgane me fëmijë në Bottrop dhe kur në Essen u godit një grup njerëzish në një stacion autobusi?! Pse nuk përmendni terrorin i cili ndodhi në Qendrën Kulturore Islamike të Quebecut, kur në një mbrëmje të vitit 2017, gjatë lutjeve, gjashtë persona u vranë me armë zjarri, ndërsa 18 të tjerë u plagosën!?

Pse nuk shkruani ju z. Robelli për terrorizmin (jomysliman) kur më 19 qershor të vitit 2017 një 47-vjeçar me një furgon shtypi për vdekje një person dhe plagosi dhjetë të tjerë te pragu i një xhamie në Finsbury Park në veri të Londrës, ku të gjitha viktimat ishin myslimanë që po shkonin të falnin namazin? Pse nuk u marshua për Xhaminë en-Noor të Zelandës së Re, ashtu siç u marshua për Charlie Hebdo-në?

Pse nuk pyetët ju, madje një herë, pse vallë asnjëra nga mediat shqiptare nuk e përmendi më gjerësisht vrasjen e vajzës së re shqiptare (17-vjeçe) nga Kosova me emrin Lej­la Selaci, e cila u masakrua së bashku me 68 të rinj tjerë të Par­ti­së La­­bu­riste norvegjeze në ishullin Utoja të Norvegjisë nga terroristi ka­tolik nor­ve­gjez An­ders Beh­ring Breivik më 22 korrik të vitit 2011? Pa­ra­mendoni si­kur vrasësi të ishte një mys­li­man e jo katolik norvegjez i racës së bar­dhë!

A e dini ju se shpirtziu Brejvik veten e qu­­an­te “kris­­tian fundamentalist” dhe pohoi se ësh­të një për­kra­hës i një “Evrope mo­­nokul­tu­rore kris­tijane”?

A keni njohuri për rastin kur terroristi De­vin Kelley (26 vjeç), më 5 nëntor të vi­tit 2017 i vrau 26 besimtarë në Ki­shën e Parë Baptiste të Su­therland Sprin­gs në Texas (SHBA) dhe i plagosi rreth 20 të tjerë, kur ky vra­sës nuk do të karakte­ri­zo­het si te­rro­rist, meqë “kon­sta­tu­an” se ish­te “i sëmurë men­­tal”?

A e dini ju se gjatë varrimit të Ba­ruch Gold­setin-it i cili ishte ekzekutuar pa­si që ai në shkurt të vitit 1994 kishte mbytur 29 pa­les­tinezë në Xhaminë e Ib­ra­hi­mit në Ha­lil/Hebron/, njëri nga rabinët e pranishëm kishte dek­­la­rua se “është dallimi i madh në dë­nim për atë i cili e lën­don një hebre dhe për atë që e lën­don ndonjë joheb­re… je­ta e një heb­reu është më e vlef­sh­me se jeta e një jo­heb­reu”!?

Pse ju nuk shkruat asnjëherë për aktin terrorist që u krye më 27.10.2018 në sinagogën Tree of Life të Pitsburgut të Pensilvanisë (SHBA) nga 46-vjeçari Robert Bo­wers, i cili duke bërtitur “të gjithë hebrenjtë duhet të vde­sin” hyri me furi në sinagogën e Pitsburgut gjatë shër­besave të Shabatit duke qëlluar pa dallim dhe duke vrarë 11 besimtarë hebrenj?

Dijeni mirë, se e keqja është e keqe, pa marrë parasysh se ju dhe ata të llojit tuaj terrorin e dikujt ndaj myslimanëve dhe xhamive e quani të “djathtë”. Te­rro­ris­tët, të mo­ti­vuar nga as­pek­ti re­ligjioz, e shohin veten si detyrimisht të in­ku­adruar në luf­­tën ndër­mjet së mirës dhe së keqes, ku të gji­thë ata të ci­lët nuk e ndaj­në men­di­min e tyre, janë në anën e së ke­qes.

Në vazhdim po ua sjell një vlerësim mjaft real sa i përket çështjes për të cilën flasim!

Studiuesi perëndimor i terrorizmit dhe historiani i njo­hur Alain Gabon tho­të se vërtet bëhet fshehje e ak­te­ve te­rro­­riste në shumë raste të caktuara dhe deklaron: “…Pjesa më e madhe e terro­riz­mit ek­stremist kundër re­fu­gjatëve dhe pa­ki­­ca­ve në Evropë është pothuajse e për­­jash­­­tu­ar nga statistikat, sistematikisht dhe që­lli­mi­sht… Standardet e dyfishta, të ci­lat st­r­u­k­­­­turojnë mbulimin me­di­al, hu­lum­­ti­­met dhe politikat mbi terrorizmin, ta­ni ja­në të njo­hura… Realiteti i te­rro­riz­mit është sis­­te­matikisht i shtre­mbëruar dy­fish… Te­rro­ris­tët e bardhë, në për­gji­thë­si, nuk janë te­rro­ristë, por thjesht “vrasës” ose “kri­mi­ne­lë”, ndër­sa arabët dhe mys­li­ma­nët me­një­herë perceptohen dhe ka­te­go­ri­zohen si “te­rroristë”. Një terrorist i bar­dhë ose i kri­sh­terë asnjëherë nuk do të paraqitet si ti­­pik i të bar­dhëve ose i të krish­terëve… Fa­­jësia dhe përgjegjësia ko­lek­tive zbato­hen vetëm kur terroristi ësh­të mysliman. Shp­reh­ja “terrorizëm i krish­te­rë”, ndry­she nga “te­rro­ri­zëm islamik”, nuk ek­zis­ton. Përdorimi i fjalës “te­rro­ri­zëm” dhe i nocioneve që ndërlidhen me të (radi­ka­liz­­mi, ek­stremizmi etj.) bëhet në një më­nyrë tepër selektive…”.

Po qe se nuk keni mundur të liroheni akoma nga stereotipat islamofobe, ja, po ua sjell edhe një vlerësim shkencor të një juristi dhe politikani gjer­man me emër Jurgen To­den­hofer, i cili për stereotipat mediatike, që kanë të bëj­­në me mys­­­­li­ma­nët, Islamin, Perëndi­min, Orien­tin dhe te­rro­rizmin, vlerëson: “Sot shu­mica e perën­di­mo­rë­ve nuk e kanë ide­në rreth botës islame. Shu­­mi­ca e evro­pi­a­në­­ve kanë harruar se pa­­raar­dhë­sit e tyre ko­lonizuan to­kat is­la­me dhe vra­në mi­li­ona mysli­ma­në. Nëse kjo merret pa­­­ra­sysh, atëherë re­zul­ton se Pe­­rëndimi dhe ev­r­o­pianët pe­rën­dimorë ja­­në dhu­nu­es dhe terroristë më të më­dhenj. Për fat të keq, ne perën­di­mo­rët nuk e pushtuam bo­­tën për shkak se ide­o­lo­gjia dhe feja jonë ja­­në më të ma­dhë­rish­me, por nga shkaku se në mënyrë të pa­më­­shir­shme dhe të pa­shpirt përdornim forcën mbi të tjerët. Nuk ma­sakruan mys­li­ma­nët 4 milionë njerëz gja­të luftërave të kry­­që­za­tave, nuk vranë mys­limanët mbi 50 mi­li­onë njerëz gja­të ko­­hës së kolo­nia­liz­mit, nuk i filluan luf­të­rat bo­të­ro­re mys­li­­manët, në të cilat u vranë mbi 70 mi­­li­onë njerëz… Terrorizmi luftohet ve­tëm me drej­­tësi, dhe ne, bota Pe­rën­di­mo­re duhet të ndërmarrim diçka krejtësisht tje­tër. Pe­rën­­di­­mi është shumë më i dhun­shëm se bota mys­limane. Mi­liona civilë mys­li­manë janë vrarë që nga fillimi i ko­lo­ni­a­liz­mit. As edhe një (1) herë në dyqind (200) vitet e fun­dit një shtet mysliman nuk e ka sul­mu­ar ndonjë shtet pe­rën­di­mor (evro­pi­an). Sulmuesit gjithnjë ishin fu­qi­të e më­dha evropiane… Bota pe­rën­di­mo­re vetëm në shtatë vitet e fundit ka mby­tur qindra e mijëra myslimanë të pa­faj­shëm… Te­rro­riz­mi nuk është një prob­lem ti­pik mys­li­man, por një problem glo­bal. Si­pas autori­te­teve policore ev­ro­pi­­a­ne (EU­ROPOL), në vi­tin 2012 në shtetet evro­pi­a­ne kishte 249 sul­me terroriste dhe ve­tëm 3 (tre) sulme ish­in bërë nga mys­li­ma­nët, pra jo 100 (një­qi­nd), e as 200 (dyqind), por ve­tëm 3 (tre). Num­ri më i madh i sul­me­­ve (160 prej ty­re) u kryen nga ETA. Mys­­limanët ishin dhe janë të paktën po aq tolerant sa heb­renj­të dhe kristianët”.

Prandaj, në fund, ju rekomandoj t’i merrni parasysh këto të dhëna para se ta hani edhe ju ndonjë vezë kokës, sepse –  mund të bëjë vaki që as veza të mos thyhet aq lehtë! /tesheshi

Shënime:

KARLSSON, In­gmar, “Tro, te­rror och tolerans”, Wahlströ­m&Wid­stra­nd Stoc­kholm, 2004.

Мр. Фахри Сали, Меѓународен тероризам, https://www.pravdiko.mk/wp-content/uploads/2017/06/Megjunaroden-terorizm.pdf, 30.12.2018.

https://www.rand.orgpubs­/pa­p­e­rs­/2008/P5261.pdf

https://www.nrk.no/ostfold/lejla-_17_-ble-drept-pa-utoya-1.7731­972, https://www.findagrave.com/memorial/74003773/lejla-selaci.

ht­tp­s­:­/­www. ­fa­n­dre­se­n­.­c­o­m/­­2011/­08/­02/the-price-of-im­mortality/.

http://www.telegraph.co.uk/news/2017/11/06/­de­v­in-kelley-texas-church-gun­man-kicked-air-force-domes­ti­c­-violence/, (07.11.2017),

http://www.busi­nes­sinsi­­der.­com/who-is-devin-kelley-su­ther­land-sp­r­ings-church-sho­oter-texas-2017-11, (07.11.2017).

https: ­//ko­so­va­post.net/si-fsheh-ja-ak­te­t-te­­rroriste-te-ek­stre­mit-te-dja­th­te-ku­nder-myslimaneve/ (26.11.20­17);

http://ga­ze­tai­mp­akt.com/si-i-fsheh-ja-aktet-terroriste-te-ek­stre­mit-te-dja­thte-kunder-myslimaneve/ (25.11.2017);

“How the EU co­­nceals far-rig­ht acts of terrorism against Mus­li­ms”; http://www.mid­dle­e­as­te­ye­.net/­es­says/how-eu-conceals-far-right-acts-terrorism-aga­in­st-muslims-298795357 (22.12.2017).

Alain Gabon, “La ma­jo­ri­té du te­rrorisme n’est pas «isla­mique», ni en Occident ni au Moyen-Orient”: http: ­//­www.middleeasteye.net/fr/opinions/la-ma­jorit-du-te­rro­risme-n-est-pas-is­la­mique-ni-en-occident-ni-au-mo­ye­­n-orient-661601253\;

http://www.al­ter­in­fo.net/La-ma­jo­rite-du-te­rro­risme-n-est-pas-is­la­mi­q­ue–ni-en-Occi­dent-ni-au-Mo­yen-Ori­en­t_a­130958.html (26.11.2017).

10