‘Hello, Vladimir Putin, Unë jam një robot!’ Presidenti shtrëngon duart me androidin Rus

Roboti rus Promobot, i cili ka bërë tituj në mbarë botën gjatë koheve të fundit, e befasoi Vladimir Putinin kur e njohu atë në një forum të teknologjisë ku i entuziazmuar filloi te prezantonte veten.

Presidenti rus po bënte një turne në një ekspozitë IT-je në Perm, e cila po konkuron që të bëhet Lugina e Silikonit (Silicon Valley) ruse por u ndalua nga roboti me madhësi njerëzore, sy madh dhe me tre gishta.

Shpikësit po i prezantonin disa ide të tyre Presidenit, kur papritur Promoboti pasi vëreu presidentin që prej së largu i tha: “Përshëndetje, Vladimir Vladimirovich Putin, unë jam Promoboti”, dhe zgjati dorën e tij, e cila e shokoi Putinin.

Promoboti, përdoret si një udhërrëfyes, asistent bankar dhe si shitës në dhjetra vende në të gjithë Rusinë. Ai ruan një bazë të të dhënave të klientëve të rregullt dhe, siç rezulton, edhe figura të shquara publike.

Duke e njohur atë me të cilin ai po flet, ai mund të përshtasë skenarin e tij dhe të ofrojë asistencë dhe bisedë të personalizuar.

Projektuar nga një grup prej 20 dizajnuesish të Perm, tre vjet më parë, roboti, i cili u modelua qëllimisht për t’i ngjasuar androideve të dashur nga filma – të tilla si C-3PO nga Star Wars, JARVIS nga Iron Man dhe VGC-60L nga Robot & Frank – ka qenë subjekt i disa tregimeve virale.

Vitin e kaluar, një model i prototipit thuhet se ka ikur nga laboratori i tij testues, ndërsa një video e lëshuar nga zhvilluesit e tij, dy muaj më parë tregonte një Promobot që po mbronte një vajzë të vogël nga shtypja e një rafti librash, një sjellje që supozohet se ai e mësoi vetë.

Prodhuesit e saj thonë se i kanë shitur me çmim prej mbi 20,000 dollarësh në të gjithë botën.

Gjatë fjalës së tij në Perm për kompanitë lokale, Putini i inkurajoi ata të zhvillonin më shumë teknologji ruse, veçanërisht në fusha të ndjeshme si siguria dhe tha se ai besonte se interneti i gjërave do të ishte një inovacion praktik në vitet në vijim./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne