Helmohen 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës, konsumuan ushqime në një kioskë

Pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës kanë shfaqur simptoma helmimi pasi kanë konsumuar hamburger, sanduiç dhe byrekë gjatë kohës që ishin në shkollë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 5 nxënësit e shkollës “Eftali Koçi” janë dërguar me urgjencë në spital.

Nxënësit e klasës së 5-të, D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh. Ngjarja u regjistrua dje. Fëmijët janë mjekuar dhe u larguan nga urgjenca pa probleme për shëndetin. Policia raporton se fëmijët kanë konsumuar ushqime të shpejta pranë një kioske. Kioska ndodhet pranë shkollës. AKU ka nisur kryerjen e analizave për ushqimet që konsumuan fëmijët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne