Helmohen në lokal, 50 dasmorë në Shijak, temperaturë dhe diarre

Mbi 50 dasmorë në Shijak janë helmuar nga ushqimi që hëngrën në lokal dhe kanë përfunduar në spitalin e Durrësit; më saktë, kanë bllokuar banjat e spitalit për shkak të diarresë.

Shefat e pavionit infektiv nga ky spitalit njoftuan se ata u paraqitën në spital me temperaturë të lartë dhe diarre dhe tani ndaj tyre ka nisur kurimi.

Nga ana tjetër  Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Dh.K. 57 vjeç, pronar i lokalit ku u helmuan dasmorët.

Sipas të njëjtave burime, disa nga dasmorët që ishin më rëndë, të moshave 55, 32, 42, 49,  57, 43 vjeç, banues në Durrës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne