Hëngri mish derri, mjekët habiten me atë që gjejnë në trurin e pacientit

Një pacient 46-vjeçar ka habitur edhe mjekët me zbulimin që bënë pas diagnozës së tij. Në trurin e pacientit gjetën më shumë se 30 vezë krimbash. Ngjarja ka ndodhur në provincën Guizhou në jugperëndim të Kinës.

Burri 46-vjeçar vuante nga dhimbja e kokës dhe të vjellat prej 6 muajsh. Pasi u paraqit në spital, ai u tha mjekëve se kishte ngrënë mish derri të gjallë. Ky fakt bëri që kirurgët të kuptonin prejardhjen e parazitëve në tru.

Disa nga larvat mund të shihen duke lëvizur brenda vezëve”, tha një mjek.

Operacioni në kokë ishte i vështirë, pasi vezët me larvat nuk duhet të çaheshin, sepse në të kundërt mund të shkaktonin dëme serioze në indet e trurit. Fatmirësisht, gjithçka rezultoi me sukses. Mjekët konfirmuan se asnjë parazit nuk mbeti në tru. Megjithatë pacienti do të vazhdojë të trajtohet me ilaçe për disa kohë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne