Perpara disa javesh mulla Ahmed Kalaja, hoxha i famshem vehabit qe shihte melaqete e Damaskut te ndihmonin xhihadistet ne Siri dhe jepte fetva per xhihadin ne Siri, se fundmi eshte bere doktor i antropologjise nga universiteti privat i Henri Neim Cilit, Universiteti Europian i Tiranes. Teza e Ahmed Kalase prej 140 faqesh e cila i ngjan me shume nje punimi bachelori i ka mjaftuar hoxhes vehabist qe te marri titullin doktor. Me kete punim ne universitetet perendimore nuk mbaron dot as masterin. Por universiteti i Henri Cilit ka standarte te tjera. Kete herezi shkencore e kane certifikuar:

1. Prof. Dr. Kristaq Xharo (Kryetar)
2 Prof. Dr. Pajtim Ribaj (Oponent i jashtëm)
3 Prof. Asoc .Dr. Enri Hide (Oponent i brendshëm)
4. Prof. Dr. Edmond Dragoti (Anëtar)
5. Prof. Asoc. Dr. Roland Lami (Anëtar)

Dhe Aleksander Dhima i cili ka qene mentori i Ahmed Kalase. Ne kete punim Ahmed Kalaja citon autore amerikane dhe gjermane, dhe nuk ka asnje refence te Islamit klasik. Shume persona mendojne qe ky eshte nje punim i plagjiarizuar, apo i shkruar nga dikush tjeter por qe siper i kane vene emrin e Ahmed Kalase, pasi niveli akademik i Kalase eshte aq i dobet, sa qe ai nuk eshte ne gjendje te lexoje anglisht apo gjermanisht. Kush ka degjuar ligjeratat e Ahmed Kalase ne xhamine e tij e di qe Ahmed Kalaja nuk e ka idene e qafireve markiste sikur Adorno, Michael Barnett, Knud Erik Jorgensen, Ernest Gellner etj te cilet ai i mallkon dite e nate. Ahmed Kalaja emri i lindjes i te cilit eshte Altin Kalaja, duhet te tregoje me pare ku e ka bere shkollen e mesme, pasi filloren dyshohet qe e ka mbaruar ne Tujan te Tiranes. Ai duhet te tregoje edhe si i eshte njohur diploma e sheriatit vehabist nga Arabia Saudite si bachelor shqiptar, ne nje kohe qe Ministria e Arsimit ne Shqiperi nuk ben kesi ekuivalentimesh dhe si pasoje mulla Kalaja sipas ligjit aktual eshte edhe pa universitet.

Ne anen tjeter Ahmed Kalaja keta teoriciene perendimore mund ti kete lexuar vetem me ndihmen e ndonje xhindi nga Arabia Saudite kur ai tregon perralla ne xhamine e tij, apo me raportet qe i jep Enri Hides kur ai ben raporte te amerikanet mbi hoxhallaret ne xhamite shqiptare.

Por kjo eshte Shqiperia. Nje vend i mrekullueshem dhe i te gjitha mundesive! Ju mund ta mbaroni shkollen edhe ne Kandahar dhe jo per hoxhe vetem por edhe per prift sikur jane disa lektore ne UET. Vella Henri Cili do u pranoj dhe do u doktoroj per sa kohe qe ju keni euro apo dollare. Aleksander Dhima do te marre urata e dhurata e dua nga mijera vehabite per kete mrekulli qe ka bere! Duate e myhipeve te Ahmed Kalase dhe shehideve qe kane vdekur ne Siri e gjetke do e ndjekin edhe pertej varrit.

Me poshte eshte teza e Dr. Mulla Ahmed Kalase ndersa me siper jane profesoret e Henri Cilit qe kane certifikuar kete marrezi akademike:

http://www.uet.edu.al/images/doktoratura/AHMED_KALAJA.pdf

p/s: Nese Edi Rama vendos qe ta bej Ahmed Kalane kryeprokuror te Shqiperise sikur beri Adriatik Llallen, ben mire qe kete punen e shkollimit te meparshem te mulla Ahmedit ta shohi me vemendje.

365