Henri Çili: LSI dhe PD shkojnë bashkë në zgjedhje. Nuk do ketë krizë për zgjedhjen e Presidentit

LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje. Kjo është bindja e botuesit dhe analistit Henri Çili i cili bëri një analizë të situatës politike në studion e News24 përballë gazetarëve Edvin Parruca dhe Ola Bruko.

Ai tha se situata është e tensionuar dhe se duhet të marrë një zgjidhje për hir të interesit publik. Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin raundi i parë është caktuar më 19 prill Çili tha se kjo është një procedurë rutinore dhe nuk zbulon gjë për krizën, pasi gjithçka varet nga ato që do vendoset për krizën, shkruan “BalkanWeb”.

“Nisja e procedurave për presidentin është një fakt rutinor. Nuk zbulon gjë për krizën. Këto më duken procedura pa ndonjë interes të posaçëm. Në momentin që do kemi një qasje të strukturuar ose esenciale nga do të anojë Ilir Meta, me kë do të dalë, duke krijuar një pol më vete, me PD-në apo me PS këtu pastaj do të deshifrohet çdo lëvizje tjetër. Për momentin çështje pa interes taktik. LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje. Ka shumë pak gjasa që do të konkurrojë në një pol të tretë. Opozita duhet të bashkohet bashkë. Do të kemi një konkurrim elektoral si strategji me opozitën”, tha Çili, raporton “BalkanWeb”.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, Çilir tha se për momentin asnjë nga palët nuk ka ceduar dhe të gjitha duan të arrijnë objektivin maksimalist. Nëse beson se ka një kërcënimin ndaj kreut të PD-së, analisti tha se mund të jetë e vërtetë. “Patjetër që besoj, mund të jetë propabël. Ka 100 skema që lëvizin në rajon, brenda e jashtë, shumë mirë që përforcohet siguria e zotit Basha. Situata e tensionuar. duhet të marrë një zgjidhje për interesin publik. Jemi në fazën ku palët të tria duan të arrijnë një objektiv maksimalist. Askush nuk ka ceduar”, tha Çili.

Ai deklaroi se këtë vit zgjedhor nuk do ketë fushatë programesh pasi bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë.

“Pozicionimi i LSI-së për zgjedhjet, është pozicionimi politik i saj paradoksalisht. Bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë. Nuk do ketë fushatë programesh. Kush dhe me kë do të garojë është fushata e vërtetë”, u shpreh Çili.

A varet zgjidhja e krizës nga Presidenti? Sipas Çilit nuk varet, pasi emri kujt do t’i takojë presidenti do të vendoset në negociata.
“Do ishte idiotësi që ta përcaktonin këtë kur vetë emri del nga negociatat. Emri kujt do t’i takojë presidenti në negociata. Është një gjë e thjeshtë. Nuk ka krizë nga presidenti”, u shpreh Çili./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne