“Heroi” iranian i Manzës telash shtesë për sigurinë në Shqipëri

GJERGJ THANASI

Më 19 qershor 2018 policia shqiptare u njoftua zyrtarisht nga Muxhahedinët Iranianë MEK të vendosur në Kampin Ahsraf 3 në Njësnë Administrative Manze se një muxhahedin 47 vjecar i quajtur Malek Shara’i ishte mbytur në rezervuarin e fshatit Rrotull. Sipas 4 muxhahedinëve iraninë, që ishin me Malek-un ai kishte hyrë në rezervuar për të ndihmuar një shokun e vet, që po rrezikonte të mbytej. Fatmirësisht shoku kishte shpëtuar, por Maleku kishte mbetur i zhytur në rezervuar. Policia shqiptare dërgoi zhytësit e Repartit special të policisë RENEA si edhe zhytësit e Autoritetit Portual Durrës për të kërkuar trupin e tij.

Kjo mbytje e supozuar ka një sërë pikëpyetjesh, që krijojnë dyshime të arsyeshme për më së paku një vrasje pa gjyq e më së shumti për akte të mundshme terroriste në Evropë. Policia në fillim njoftoi për gjetjen e teshave të të zhdukurit në breg të rezervuarit, ndërsa zyrtarisht Muxhahedinët iranianë Mek të Kampit Ashraf 3 theksojnë së Melek-u u hodh në ujë megjithë rroba për të shpëtuar shokun (Sic!) Ndonëse për një javë për të kërkuar trupin e tij u angazhuan 5 zhytësa të trajnuar e me përvojë të standartit evropian, trupi nuk është gjetur ende. Kërkimet tashmë janë ndërprerë dhe për policinë shqiptare iraniani në fjalë zyrtarisht konsiderohet person i zhdukur. Mosgjetja e turpit ngre shumë pikëpyetje. Rezërvuari në fshatin Rrotull ka sipërfaqe të vogël dhe thellësia e tij maksimale në kushtet e mbushjes së plotë nuk i kalon 3 metrat. Zhytëist tanë në një rezervuar të tillë, të vogël, jo të thellë, me pak ose aspak kallamishte përgjatë bregut do ta kishin gjetur tashmë trupin. Zhytësit e Autoritetit Portual Durrës këtë të mërkurë, ndërsa po kryenin veprime trajnimi në Portin e Durrëist, na konfirmuan si mos gjetjen e trupi ashut edhe ndërprerjen e kërkimeve në rezervuar. Një tjetër pikëpyetje është edhe vetë ngutja e Muxhahedinëve Iraninë MEK për ta deklaruar Malek Shara’i-n martir. Sipas kësja logjike i bie që President i Republikës Ilir Meta ta dekorojë pas vdekjes me ndonjë dekoratë Shqiponja e Artë, Urdhër Trimërie apo edhe me Urdhërin Naim Frashëri! Ka edhe precedentë të ngjashëm, si fjala vjen, kur Haxhi Lleshi i akordoi të ndjerës Zeliha Allmetaj dekoratën e lartë Heroinë e Punës Socialiste. Zelihja fiks si ky iraniani hyri në lumë për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja e nuk doli e gjallë nga lumi.

Duke lënë mënjëanë sarkazmën bëjmë publikisht pyetjen: Nëse nuk është gjetur trupi i iranianit në rezervuar, cfarë ka ndodhur realisht me të? Për shkak të rasteve të mëparshme të ndodhura në Irak në kampet Ashraf dhe Liberty ka të ngjarë, që “martiri” Malek të jetë ekzekutuar nga vetë organizata e madam Rajavi-t. Ekzekutime të tilla pa gjyq ose me gjyq “partizan”, sic thonë anglezët “kangaroo Court” kanë ndodhur në rradhët e Muxhahedinëve Iranianë MEK. Nëse një pistë e tillë është e vërtetë, kjo do të ishte skandal për Shqipërinë dhe do të tërhiqte vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ne nuk e dimë marrëveshjen sekretë të kryeministrit Rama për ardhjen në Shqipëri të këtyre 3000 e kusur Muxhahedinëve MEk, por unë si patriot shqiptar kurrsesi nuk mund të besoj që kryeministri i Atdheut tim, që e portretizon veten si pasardhës të rilindasve tanë, t’i ketë akorduar njerëzve të Madam Rajavi-t të drejtën e ekstraterritorialitetit në tokën shqiptare. Konventa e Vienës e prillit 1961 për imunitetin dhe privilegjet diplomatike nuk u akrodon as përfaqësive të huaj diplomatikë të drejta të tilla për jetën dhe vdekjen e stafit të tyre, jo më tu jepn të tilla të drejta në Shqipëri këtyre Muxhahedinëve Iraninë MEK, të cilëve zyrtarisht u është ofruar strehim për arësye humanitare në tokën shqiptare. Në prag të rënies së Perandorisë Osmane fuqitë e mëdha evropiane i kishin shkulur Sulltan Abdyl Hamidit të drejtën e ekstraterritorialitetit të shtetasve të tyre në territoret e perandorisë. Kadilerët osmanë nuk kishin të drejtë të gjykonin shtetas të fuqive të mëdha evropiane për vepra penale të dyshuara si të kryera brenda kufijve të Perandorisë Osmane, sepse një gjykim të tillë e kryenin legatat e konsullatat respektive në kuadrin e kapitulacioneve të nënshkruara nga Sulltani me fuqitë e mëdha evropiane. Në kohën, kur evropianët arritën t’ia marrin Sulltanit Osman këtë privilegj, Perandoria Osmane kishte marrë apelativin përbuzës “i Sëmuri i Bosforit”. Shqipëri Atdheu im vend anëtar i NATO-s dhe pretendent për tu bërë një ditë anëtar i BE-së, i bie për ekujvalëncë të quhet “i Sëmuri i Adriatikut”. Nëse njerëzit e Madam Rajavi-t në Manzë kanë kryer vrasje pa gjyq apo me “gjyq partizan” i takon prokurorisë shqiptare të hapë cështje penale për vrasje të qëllimshme (me paramendim-first degree murder). Nëse kryeministri Rama në marrëveshjen, që ka nënshkruar, i ka dhënë Muxhahedinëve Iraninë Mek edhe të drejtën e ekstraterritorialitetit, atëhere kemi të bëjmë jo thjesht me një shkelje ligji nga ana e kryeministrit, por me tradhëti kombëtare, që në bazë të Kodit Penal Shqiptar dënohet nga 15 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm! Shpresojmë që Prokuroria e Përgjithshme si edhe President i Republikës, t’i kushtojën rëndësinë e duhur këtij rasti, ku është në pyetje sovraniteti i Republikës së Shqipërisë në territorin e saj nacional!

Në rastin, kur Malek-u është gjallë, kemi të bëjmë me një sërë veprash penale, që shkojnë nga trafikimi i qenieve njerëzore (më e lehta si vepër penale) deri te terrorizmi. Për të tilla vepra penale organizata e Madam Rajavi-t ka precedentë në Irak. Maleku, nëse është gjallë mund të jetë pajisur me pasaportë biometrike shqiptare të prodhauar false nga sistemi. Me një pasaportë të tillë ai hyn pa vizë në të gjitha vendet e BE-së dhe të Zonës Schengen. Minimum kemi trafik të qenieve njerëzore, në një rast të tillë. Nëse Maleku i pajisur me të tillë pasaportë është dërguar në Evropë për të kryer vepra terrori, atëhere Atdheut tim nga papërgjegjshmëri e ekzekutivit aktual i vihet njolla e ndyrë e një vendi përkrahës të terrorizmit. Akoma më keq, nëse Maleku kndrejt një shume, që varion 600-800 paund sterlina angleze është pajisur me kartë identiteti italiane të flasifikuar, atëhere trafikimi i qenieve njerëzore apo infiltrimi i terroristëve mund të kryhet edhe në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, spese një dokument i tillë identifikimi është plotësisht i mjaftueshëm për të hyrë edhe në Mbretërinë e Bashkuar (Angli). Të tilla karta identiteti italiane të falsifikuara sic e zbuloi edhe një investigim i të përdithsmëes angleze Daily Mail blihen lehtësisht në tregun e zi në Shqipëri. Linku i artikullit të gazetës angleze: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5889915/Forged-EU-identity-cards-used-enter-UK-illegally-order-just-THREE-DAYS.html.

Supozimet e mësipërme nuk janë fantazi ala Agatha Christie, por kanë mjaft probabilitet të jenë realitet, për derisa nuk është gjetur trupi i muxhahedinit Malek Shara’i. Është detyrë profesionale dhe patriotike e gazetarëve shqiptarë, që rasti i Malekut të mos kalohet sipas parimit edhe cudia më e madhe 3 ditë zgjat. Qoftë në rast vrasje pa gjyq, qoftë në rast trafikimi apo mos o Zot tentative për terrorizëm, pasojat bien mbi Shqipërinë, emrin e saj, shtetasit e saj dhe jo mbi Qeverinë Rama si palë nënshkruese e marrëveshjes misterioze për transferimin në Shqipëri për arsye humanitare të mbi 3000 Muxhahedinëve Iranianë MEK./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne