Hezbollah: Justifikimi i Izraelit për vjedhjen e Lartësive te Golanit

Nga: Kurt Nimmo

Kriticizmat po vlojnë ndaj Izraeli në lidhje me vendimin për të përfunduar vjedhjen në masë të Lartësive të Golanit që janë pjesë e Sirisë. Kryeministri Bibi Netanjahu ka iniciuar një fushatë të re në marrëdhënie me publikun.

Netanjahu pohon se armiku i tij i përbetuar Hezbollahu, duke përdorur Lartësinë e Golanit, do të sulmojë Izraelin. Në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e popullit Amerikan, -pasi vëmendjen e qeverisë Amerika e ka pasur edhe pa këtë lloj fushate-, ai po gjen justifikime se si mund të përfundojë me sukses planin për aneksimin e Golanit. Netanjahu tha se kryetari i grupit të Hezbollahut ka vrarë Amerikanët dhe tani është i vendosur për të vrarë Izraelitët.

Sipas raportit të Reuters:

Izraeli të mërkurën akuzoi një Libanez të dyshuar si operativ të Hezbollahut (Ali Mussa Daqduq) që më parë ishtë kapur në Iraq për vrasjen e pesë individëve prej personelit të militantëve ushtatrakë të SHBA-së dhe tani për ngritjen e një rrjeti guerrillasish  Sirianë për sulme ndërkufitare me objektiv Izraelin.

Ministri i Jashtëm Izraelit e lidhi këtë plan të sajuar nga Irani dhe Hezbollahu si një shtysë që do të bënte SHBA-në të njihte në mënyrë zyrtare aneksimin e Golanit.

Sipas Daqduq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë ideatorët e këtij plani. Sajimi është “bazuar në atë çfarë është klasifikuar më parë si inteligjencë” duke u bazuar në raportimin e Reuters.

Pretendimi se Daqduq është i lidhur me Hazbollah vjen nga burimet e inteligjencës Amerikane. Forcat Britanike e kapën Daqduq në Irak, ku ai po asistonte në rezistencën ndaj pushtimit. Ne vitin 2008, New York Times, një burim i besueshëm i ngjarjeve qeveritare, raportoi se Irani ka trajnuar operativët e Hezbollahut për të vrarë trupat Amerikanë.

Ky pretendim ishte marrë nga të burgosur Shia gjatë marrjes “së zgjeruar” në pyetje – ose e thënë ndryshe gjatë torturimit- nga ushtria Amerikane dhe për këtë arsye besueshmëria e këtyre akuzave mbetet në pikëpyetje.

SHBA-ja prodhoi një listë të gjatë me krime të cilat u thanë se janë kryer dhe kjo u përdor për të bindur qeverinë Irakene për t’ia dorëzuar atë SHBA-së ku do të ballafaqohej me një gjykatë ushtarake.

Sipas raportimit të The Times në nëntor të 2012: Iraku pohoi se nuk kishte evidence të mjaftueshme për të dënuar Daqduq dhe ai u lirua ‘pavarësisht lutjeve të administratës Obama’.

Ndërkohë që presioni i Kongresit rritet që Shtetet e Bashkuara të bëjnë njohjen zyrtare te aneksimit dhe faljen e vjedhjes së territorit Sirian, Izraeli ka vendosur të ringjallë spektrin e Ali Mussa Daqduq dhe lidhjen e tij me Hezbollahun.

Performanca e Bibit ne Twitter do të vazhdojë të heqë vëmendjen nga  akuzat e korrupsionit të rreshtuara kundrejt tij. Njëkohësisht do të mbështesë argumentet e neokonservativëve se Irani dhe Hezbbollahu janë një kërcënim jo vetëm për Izraelin por edhe për siguarinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Të dyja këto janë të ndërthurura me njëra tjetrën./ globalresearch/ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne