Hezbollah kurdëve: SHBA-ja po ju përdor si mashë, do t’ju lërë në mes të rrugës

Pas takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Reks Tillerson në Turqi, ka ardhur një paralajmrim për kurdët sirian nga lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah: SHBA-ja po ju përdor si mashë, do t’ju lërë në mes të rrugës.

Pas përfundimit të turneut të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Reks Tillerson në Lindjen e Mesme, stacioni i fundit i të cilit ishte Turqia, lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah e mbajti një fjalim.

Hezbollah i cili u shpreh se Ushingtoni po i përdor kurdët sirian si një mashë në luftën kundër qeverisë legjitime siriane, tha se qeveria amerikane, në kohën e duhur, do t’i lërë aleatët e saj kurd në mes të rrugës.

‘JEMI TË FORTË, DHE DO TË BËJMË PAZAR SIPAS KËSAJ’

Udhëheqësi i Hezbollahut i’u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë libaneze që të marrin një qëndrim stabil dhe të fortë në këtë drejtim kundër Izraelit.

Pas deklaratës kryetarit të parlamentit libanez, Nebir Berri i cili u takua me Tillersonin, ku tha se nuk ishin dakord me iniciativën amerikane për të zgjidhur mosmarrëveshjen kufitare izraelito-libaneze, Nasrallah tha: “Ne jemi të fortë dhe duhet të negociojmë në këtë drejtim.”

‘ARRITJA E MADHE USHTARAKE E SIRISË’

Nasrallah për duelin izraelit-iranian-sirian të fundjavës tha se: “Vendimi për zbritjen e aeroplanit izraelit nuk ka ndonjë lidhje me Rusinë apo Iranin. Ky vendim ishte vetëm vendimi i Sirisë dhe i vetë Presidentit Bashar al-Assad. Është kaq e qartë.” Ai theksoi se: “Aeroplani izraelit u zbrit nga ushtarët heroikë dhe oficerët në ushtrinë siriane. Kjo është një arritje e madhe ushtarake.”

Burimi : Sputnik News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne