Hezbollah: Vendimi i Trump është një “Balfur” i ri

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze të Hezbollahut deklaroi se njohja e Kodsit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti i SHBA Donald Trump, është një fyerje për të gjithë muslimanët dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Duke folur të enjten në një fjalim televiziv për kombit libanez nga kryeqyteti Bejrut, Sejed Hasan Nasrullah e cilësoi veprimin e presidentit amerikan si një “Balfur” të ri duke aluduar me traktatin famëkeq të Balfurit që çoi në krijimin e Izraelit, dhe tha se pas vendimit të Trump, Izraeli nuk do të ndalonte para asgjëje në fushatën e tij për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe për t’i konfiskuar pronat, fermat dhe kopshtet e tyre. Ai vuri në dukje se pas deklaratave të presidentit amerikan, Izraeli me siguri do të përpiqet të zgjerojë sundimin e tij mbi Kodsin e shenjtë dhe të konfiskojë më shumë toka në Bregun Perëndimor. “Kur SHBA guxon të shkelë mbi qytetin më të shenjtë për muslimanët, nuk ka dyshim se vendet e tjera, të cilat janë më pak të respektuara si pjesa tjetër e Bregut Perëndimor, pjesa jugore e Libanit dhe lartësitë Golan do të ishin të hapura për veprime të ngjashme nëse muslimanët heshtin përballë vendimit të Trump”, deklaroi shefi i Hezbollahut. Një tjetër paqartësi që ekziston pas vendimit të Trump, shtoi Nasrullah, është fati i vendeve të shenjta të muslimanëve dhe të krishterëve, ndërsa sionistët do të shfrytëzojnë këtë mundësi për të vazhduar një sfidë të madhe kundër shenjtërive të muslimanëve, sidomos kundër Xhamisë Al-Aksa.

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah vuri në dukje se vendimi i Trump ishte një fyerje e rëndë për miliona muslimanë dhe të krishterë që ndiheshin të ofenduar nga transferimi i Kodsit nën kontrollin e Izraelit, pavarësisht nga ndjenjat e muslimanëve dhe të krishterëve dhe ky veprim është kundër të gjitha rezolutave ndërkombëtare. Nasrullah tha se amerikanët dhe sionistët besojnë se edhe një reagim ndaj vendimit të Trump do të kufizohet në disa ditë protesta, të cilat më në fund do të ndalen dhe situata do të kthehej në normalitet. Para së gjithash, tha ai, muslimanët duhet të vazhdojnë protestat e tyre kundër këtij hapi të egër dhe të theksojnë rëndësinë e çështjes së Palestinës për të gjithë muslimanët, kështu që askush të mos guxojë të bëjë veprime të tilla. Kreu i Hezbollahut tha se të gjitha llojet e kontakteve të fshehta me Izraelin, që synojnë normalizimin e lidhjeve me Tel Avivin, duhet të priten nga të gjitha shtetet arabe dhe të gjitha lidhjet diplomatike me Izraelin duhet të ndërpriten duke ndjekur dëbimin e ambasadorëve të regjimit sionist nga të gjitha kryeqytetet arabe. “Çdo hap i marrë për të normalizuar lidhjet me Izraelin do të ishte tradhtia më e madhe kundër Palestinës në këtë moment,” tha Nasrullah./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne