Hezbollahu është pjesë e kombit libanez

Presidenti libanez Mishel Avn, në takimin e tij me Zëvendësministrin e Jashtëm britanik, tha se Hezbollahu është pjesë e kombit libanez dhe është prezent në parlament dhe në qeveri.

Në një takimin me Zëvendësministrin e Jashtëm britanik, Burt Alistair, Presidenti libanez Mishel Avn kritikoi vendimin e Londrës lidhur me lëvizjen Hezbollah dhe tha se prania dhe efektiviteti i Hezbollahut në rajon nuk do të thotë se ai ka bërë më shumë përpjekje sesa autoritetet në qeverinë libaneze.

Britania kohët e fundit e kishte renditur lëvizjen Hezbullah në listën e organizatave terroriste.

Lëvizja Hezbollah, në një deklaratë e dënoi këtë vendim të Britanisëm duke thënë se populli anglez e di mirë se kush e mbron dhe përkrahë terrorizmin në rajon dhe kush i fsheh vrasjet.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne