Hidhen themelet e centralit bërthamor Akkuyu në Mersin të Turqisë

Në prani të presidentit turk Erdoğan dhe homologut të tij rus Putin solemnisht u hodh gurthemeli për Akkuyu, centralit të parë bërthamor.

Të dy liderët morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit me anë të një videokonference.

Erdoğan u shpreh se hedhja e gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu është moment historik për zhvillimin e Turqisë dhe bashkëpunimin energjetik me Rusinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore.

“Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë”, tha Erdoğan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne