Hidhet në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në Delvinë

Një sasi tritoli është vendosur në ambientet e depos së ujësjellësit në fshatin Kapacezë të Delvinës , i cili furnizon me ujë disa fshatra të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme ndërsa ende nuk dihen rrethanat, ndërsa tritoli i ishte vendosur tubit qendror të shpërndarjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne