Histeria kristiane e Spiropalit në Zonë e Lirë

Pas deklaratave me superlativa e nota servile deri në adhurim për Edi Ramën, teksa e quante “Skënderbe”, mercenarja e protestantit Erion Veliaj, pjellë e organizatës sorosiste Mjaft, Spiropali në “Zonë e Lirë” vazhdon histerinë e saj kristiane.
“Ata që nuk e duan Shqipërinë janë antieuropianë -sipas Spiropalit,- ata që nuk e duan Shqipërinë janë orientalë, janë kundër Skënderbeut dhe kundër Nënë Terezës. Këtë e demostron edhe forma orientale e Cadrës së opozitës.”
Tendenca për të identifikuar të ardhmen e Shqipërisë me simbole kristiane, tendenca për të paraqitur cdo gjë orientale si antiprosperitet si antishqiptare apo antieuropiane, nuk tregon asgjë më shumë sesa histerinë e kësaj pjelle sorrosiane kundër historisë dhe të vërtetave historike të këtij populli, njëanshërinë dhe injorancën e saj në adhurimin e ca figurave që mjafton të jenë kristiane atëherë mund të konsiderohen nga Spiropali si heronj apo vlera kombëtare.
Ky lloj mohimi i vlerave kombëtare me konetacion oriental apo islamik, thjesht hedh tym mbi atë cfarë realisht Rilindja po gatuan, me porosi të strategëve të vërtetë të politikave dhe interesave botërore, që ata promerikanë të cilët e gatuan Spiropalin i njohin mirë dhe janë ndoshta shumë herë më antieuropianë sesa Cadra orientale e Spiropalit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne