Këtë të premte në Oktapodin e Turjan Hyskës në Vizion Plus, ishin të ftuar Gezimi dhe Lindita Hoxha. Vijnë nga qyteti i Fierit. Kanë 20 vite të martuar dhe kanë dy femijë. Të dy bashkeshortet janë me aftësi ndryshe.

Lindita nuk ka njerën dorë, ndërsa Gëzimi në vogëli ka kaluar një sëmundje që i ka prekur trurin dhe ka bërë që ai të këtë probleme në të levizur dhe folur.

Të dy kanë kaluar vështiresi në jetët e tyre. Gëzimi në fillim nuk e pranonte veten ashtu sic ishte, për këte arsye ai u largohej shokeve dhe atyre që tentonin t’i afroheshin. Por në moshen 23 vjeçare ai iken në Amerikë me një vizë dhe atje punon për katër muaj.

Puna që bënte ishte pastrimi i ndertesave dhe i banjove. Edhe pse punedhënesi ishte një shqiptar, pas 4 muajsh pune ai nuk i jep asnjë pagë dhe e perzë edhe nga shtepia ku jetonte. Prej ditësh së bashku me vëllain e vogël, që ishte atje për studime, rrnin rrugëve dhe për ushqim kishin vetëm një kokërr veze. Më pas ai gjen një punë tjetër dhe kështu jeta e tij ndryshon.

Në Amerike Gëzimi thotë që nuk gjeti atë që donte dhe u rikthye për të vazhduar shkollën. Ia del të mbaroj edhe për kontabilist. Ndersa Lindita, ka pasur një fëmijeri të vështirë, ndryshe nga Gezimi atë nuk e pranonin shoqet dhe shokët. Por ky paragjykim do të vazhdonte gjatë gjithë jetës së saj, edhe kur filloi punë si mësuese, ku për gjate tre viteve asaj i thonin “vër një protezë, fshihe dorën, vër një dorashkë se do trembësh femijët”.

Lindita thotë se nuk do te vendose nje protezë sepse ajo e ka pranuar veten ashtu siç është. Njohja me Gezimin ka ardhur si një lojë, ku nje person i tretë u ka ngritur një grackë.

19