Si u bene shqiptaret muslimane? A i ktheu turku shqiptaret me dhune ne Islam? A bene shqiptaret xhihad per Islamin ne Evrope? Pse u tremben Papet e Romes nga osmanllijte e Shqiperise? A ishin shqiptare ata qe rrethuan dy here Vjenen per osmanet?

Si u popullua Shqiperia me muslimane dhe si u debuan pushtuesit katolik italiane nga Shqiperia. Si hoxhallaret shperhapen mesazhin e Allahut te shqiptaret, dhe si ndihmuan strukturat e shtetit osman ne kete islamizim. Si u bene shqiptaret ulemate e Turqise dhe pashallaret e saj; si ndihmuan tarikatet ne hapjen e fese; si Bektashijte islamizonin te krishteret dhe benin xhihad ne Ballkan; si shqiptaret e tremben Papen i cili levizi Vatikanin dhe e coi ne Avignon te Frances; si shejhulislamet shqiptare ndaluan sulltan Selimin I qe te islamizonte me dhune te krishteret; si shume shqiptare ne fakt jane sllave, hungareze, greke e vllehe muslimane; qe u shqiptarizuan fale Islamit; si Ismail Kadareja eshte hungarez me origjine; si shkodranet i impononin Islamin Malit te Zi dhe Venedikut; si shqiptaret u kthyen ne shtyllen e Islamit ne bote; ku bie Molla e Kuqe dhe cili eshte kuptimi i saj ne Islam?; si Islami i shqiptarizoi muslimanet e etnive te tjera; pse katundaret e Mirdites dhe Tropojes nuk u bene muslimane por u bene qytetaret e Durresit dhe Tiranes?

Si ishte Islami ne kohen kur Turqia nisi te thyhet nga fuqite e Evropes; Cilat ishin pasojat e imperializmit evropian mbi muslimanet e Ballkanit; si ndikoi nacionalizmi dhe masoneria mbi fene ne Evrope dhe si ndikoi masoneria kunder Islamit; si u nderlidh modernizimi me shekullarizmin; pse u revoltuan muslimanet e Ballkanit kunder kalifit turk; si lindi terrorizmi serb dhe grek ne Ballkan; a ndikoi haraci ne konvertimin e te krishtereve?; pse turku i lejoi mirditoret te jetojne me kanun?; si ndikoi nacionalizmi ortodoksine?; si lindi shqiptaria nga masoneria?; cfare feje eshte nacionalizmi?; a eshte imam Elvis Naci hoxhe i Islamit apo i shqiptarise?; pse nacionalizmi eshte nje fe shekullare; nese behet Shqiperia e madhe a do mblidhen mafiozet shqiptare ne nje shtet?; a e shohin ne enderr iliro-pellazget Skenderbeun?; pse ortodokset i mallkuan masonet protestante te Korces; pse protestantet ne Shqiperi ishin vllehe?; pse Kisha Orthodhokse mallkonte protestantet vllehe skenderbegiste?; si arriti masoneria e Orientit te Madh te rekrutoje intelektualet musliman shqiptar?

Ne nje cikel leksionesh online, Dr. Olsi Jazexhi shpjegon historine e Islamit ne Shqiperi qe nga koha e profetit Muhamed dhe kalifeve e deri ne ditet tona. Videot me poshte jane pjese e leksioneve te historianit shqiptar mbi historine e Islamit te shqiptaret:

Historia e Islamit ne Shqiperi – pjesa 5 – Islami ne kohen e Turqise osmane

Historia e Islamit ne Shqiperi – pjesa 6 – Islami ne kohen e renies se fuqise turke

102