nga Evan Andrews.

Titulli si “eksploratori më i famshëm i historisë” i është dhënë kryesisht Marco Polos, udhëtarit të madh venecian që vizitoi Kinën në shekullin e 13-të. Sidoqoftë, për distancën e përshkruar, Polo qëndron shumë larg dijetarit musliman Ibn Batuta. Megjithëse pak i njohur jashtë botës islame, Batuta e kaloi gjysmën e jetës së tij duke udhëtuar nëpër të gjithë skajet e hemisferës lindore. Duke udhetuar nëpër det, në karvane devesh madje edhe në këmbë ai eksploroi mbi 40 shtete të diteve të sotme, shpesh duke e vënë edhe veten në rrezik ekstrem vetëm e vetëm për të kënaqur dëshirën e shfrenuar për të bredhur. Më në fund si u kthye në shtëpinë tij pas 29 vjetësh, ai i regjistroi aventurat e tij në një liber të madh udhëtimesh të njohur si Rihla.

I lindur në Tanger, Marok, Ibn Battuta u rrit në një familje gjyqtarësh islamë. Në 1325, në moshën 21 vjeçare, ai largohet nga atdheu i tij për në Lindjen e Mesme. Ai synonte të përfundonte haxhin, pelegrinazhin mysliman në qytetin e shenjtë të Mekës, por gjithashtu dëshironte të studionte ligjin islam. “U nisa i vetëm”, kujton ai më vonë, “nuk kisha asnjë bashkëudhëtar që të më shoqëronte me të cilin të udhetoja dhe të mos merzitesha, as karavan të cilit të mund ti bashkohesha, por isha i mbushur me nje impuls shtytës të brendshën dhe me një dëshirë të madhe për ti vizituar këto vende të shenjta”.

Batuta e filloi udhëtimin e tij vetëm me një gomar, por shumë shpejt ju bashkua një karvani peligrinësh, ndërkohë që ndiqte rrugen e tij drejt lindjes nëpër Afrikën veriore. Rruga kalonte nëpër nje terren të vështirë dhe ishte e mbushur me hajdutë ndërsa udhëtarin i ri shumë shpejt e kapën ethet që ishin aq të rënda për të saqë u detyrua të lidhë veten me shalën e gomarit për të shmangur shembjen. Megjithate, ai gjeti edhe pak kohë gjatë një ndalese për tu martuar me një vajzë të re, e para nga 10 bashkëshortet e mëvonshme që do të martohej dhe divorcohej gjatë gjithë udhëtimeve të tij.

Në Egjipt, Battuta studioi ligjin islam si dhe vizitoi Aleksandrinë dhe Kajron, të cilin e quajti “i pashoq në bukuri dhe shkëlqim”. Pastaj vazhdoi udhëtimin për në Mekë, ku kreu haxhin. Udhëtimet e tij mund të kishin mbaruar atje, por pasi përfundoi pelegrinazhin, ai vendosi të vazhdojë të endet më tej në botën islame. Batuta tregon se shtytja kryesore per te udhetuar u be shkak një ëndërr në të cilën një zog i madh e mori në krah dhe “së bashku bënë një fluturim të gjatë drejt lindjes … duke e lënë atje. “Një njeri i ditur ja kishte shpjeguar ëndrrën duke i lënë të nënkuptuar se Batuta do të bridhte në të gjithë botën, dhe i riu marokien ishte i vendosur për ta përmbushur ëndrrën e tij

Vitet e ardhshme të Battutës do te ishin vite të vrullshme udhëtimesh. Ai u bashkua me një karvan dhe vizitoi Persinë dhe Irakun dhe më pas mori drejtim e veriut në atë që tashmë njihet si Azerbajxhan. Pas një qëndrimi në Mekë, ai niset dhe udhëton përgjatë gjithë Jemenit dhe më pas ndërmori një udhëtim në det drejt lindjes së Afrikës. Prej atje, ai vizitoi qytetin somalez të Mogadishut para se të futet thellë poshtë ekuatorit dhe të eksplorojë brigjet e Kenias dhe Tanzanisë.

Gjatë largimit nga Afrika, Battuta bën një plan për të udhëtuar në Indi, ku shpresonte të siguronte një post fitimprurës si “kadi”, apo gjykatës islam. Ai ndoqi një rrugë shumë të gjatë për të arritur në lindje, së pari duke kaluar nëpërmes Egjiptit dhe Sirisë përpara se të lundronte për në Turqi. Siç kishte bërë gjithmonë në tokat e kontrolluara nga myslimanët, ai mbështetej në statusin e tij si dijetar islam për të fituar mikpritje nga vendasit. Në shumë momente të udhëtimeve të tij, ai u mbulua me dhurata, me rroba të bukura, kuaj, madje edhe konkubina dhe skllevër.

Nëpërmjet Turqisë, Batuta kalon Detin e Zi dhe hyn në teritoret e Hanit të Hordhisë së Artë të njohura si teritoret e Uzbekut. Ai u mirëprit në gjykatën e Uzbekut dhe më vonë shoqëroi edhe një nga gratë e Hanit për në Konstandinopojë. Batuta qëndroi në qytetin bizantin për një muaj, duke vizituar Haja Sofian dhe madje duke siguruar edhe nje bisedë të shkurtër me perandorin. Duke mos vizituar më parë ndonjë qytet të madh jomusliman, ai u habit shumë nga koleksioni “pothuajse i panumërt” i kishave të ndodhura brenda mureve të qytetit.

Udhëtimi tjetër i Batutës ishte në lindje ku përmes stepave të Euroazisë do të arrinte të hynte në Indi përmes Afganistanit dhe maleve Hindu Kush. Duke arritur në qytetin e Delhit në vitin 1334, ai fiton punë si gjykatës nën sundimin Muhamed Tughlukut, një sulltan i fuqishëm mysliman. Batuta kaloi disa vjet në punën e rehatshme dhe madje u martua duke u bërë baba, por më në fund filloi të merzitej me sulltanin e fuqishëm, i cili ishte i njohur për gjymtimet dhe vrasjet qe u shkaktonte armiqve të tij, shpesh herë duke i hedhur ata tek elefantët që të coptoheshin nga shpatat e lidhura nëpër dhëmbët e tyre. Rasti për të shpëtuar më në fund del në vitin 1341, kur sulltani zgjedh Batutën si të dërguarin e tij për në gjykatën mongole të Kinës. Ende i etur për aventura, marokieni u nis në krye të një karvani të madh i mbushur me dhurata dhe me skllevër.

Udhëtimi për në lindje do të ishte kapitulli më trishtues i odisesë së Batutës. Rebelët hindu sulmonin herë pas here karvanin e tij gjatë udhëtimit në brigjet e Indisë ku Batuta më vonë rrëmbehet dhe i grabitet çdo gjë, përveç të mbathurave të tij. Mezi arriti në portin e Kalikut, por në fillim të udhëtimit në oqean, anijet dhe shumë nga njerzit e tij mbyten nga stuhia e fortë.

Vargu i fatkeqësive e la Batutën të bllokuar dhe të turpëruar. Ai druhej të kthehej në Delhi dhe të përballej me sulltanin, kështu që ai zgjodhi të bënte një lundrim në jug të arkipelagut të oqeanit Indian në ishujt Maldive. Ai qëndroi në ishujt e këndshëm deri në vitin tjetër, duke u kënaqur me arrat e kokosit si dhe duke u martuar me shume gra dhe përsëri duke shërbyer si gjykatës islam. Batuta mund të kishte qëndruar në Maldive edhe më gjatë, por pas një mosmarëveshje me sundimtarët e tij, ai e rifillon udhëtimin e tij drejt Kinës. Pasi bëri një ndalesë në Sri Lanka, ai udhëtoi me anije tregtare nëpërmjet Azisë Juglindore. Në vitin 1345, katër vjet pas largimit të parë nga India, ai arrin në portin e fuqishëm kinez të Kuanzhout.

Batuta e përshkroi Kinën si “vendin më të sigurt dhe më të mirë për udhëtarët”, vlerësoi bukurinë e tij natyrore, por gjithashtu i njohu mirë banorët “paganë” dhe “jobesimtarë”. I paditur nga zakonet e panjohura, udhëtari i devotshëm u vendos në afërsi të komuniteteve muslimane të vendit dhe më tepër tregoji interes për metropolet e tilla si Hangzhou, të cilin ai e quajti “qyteti më i madh që kam parë në faqen e dheut”. Historianët ende debatojnë se sa larg shkoi, por ai pohon se kishte shkuar shumë larg në veri të Pekinit ku kishte kaluar përmes te famshmit kanalit të madh.

Kina shënoi edhe fillimin e fundit të udhëtimeve të Batutës. Pasi arriti në skajin më të njohur të botës, më në fund kthehet dhe niset për në Marok, duke arritur në Tangier në vitin 1349. Të dy prindërit e Batutës kishin vdekur deri atëherë, kështu që ai mbeti vetëm për një kohë të shkurtër përpara se të bënte një shëtitje në Spanjë. Pastaj niset përsëri për në një udhetim tjetër shumëvjeçar përgjatë Saharasë për në perandorinë e Malit, ku viziton Timbuktun.

Battuta kurrë nuk kishte mbajtur shënime gjatë aventurave të tij, por kur u kthye në Marok shëndosh e mirë në vitin 1354, sulltani i vendit e urdhëron atë të përpilonte një libër kujtimesh mbi udhëtimet. Ai e kaloi vitin duke ja treguar historitë e tij një shkrimtari të quajtur Ibn Xheuzij. Rezultati ishte një histori e quajtur “Një dhuratë për ata që meditojnë për çudirat e qyteteve dhe mrekullitë e udhëtimeve”, i njohur ndryshe si Rihla (Udhëtimet). Megjithëse nuk ishte shumë popullor në ditën e tij dikur, libri tani qëndron si një nga tregimet më të gjalla dhe më gjerësisht te detajuara mbi botën Islame të shekullit të 14-të.

Pas përfundimit të librit “Rihla”, Ibn Batuta zhduket plotësisht nga të dhënat historike. Besohet të ketë punuar si gjykatës në Marok ku mendohet se ka vdekur diku rreth vitit 1368, ndërsa fare pak gjëra të tjera dihen rreth tij. Sic duket pas gjithë asaj jete të kaluar rrugeve, endacaku i madh më në fund i kënaqur kishte vendosur që të qëndronte në një vend./ Gazeta Impakt

burimi:history

69