Historia e rrallë, një kampion i NBA vuri paqen mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut…

Një ditë historike: presidenti i SHBA, Donald Trump dhe diktatori koreano-verior Kim Jong-Un u takuan në Singapor për të nënshkruar paqen mes dy vendeve, pas muajve të tëra të kaluara mes kërcënimeve dhe mundësisë së një lufte të madhe.

Bashkë me ta, ishte edhe Dennis Rodman, shok i ngushtë i Kim Jong-Un, që shkoi në Azi për këtë samit duke thënë:

“Jam gati të jam kontributin tim në çdo moment për paqen në botë.”

Një curriculum për t’u pasur zili për Rodman, pesë herë kampion i NBA dhe një nga basketbollistët më të mirë në histori për sa i përket topave të kapur në tabelë.

Ai është mik me Kim Jong-Un, që nga viti 2013 kur shkoi për herë të parë në Korenë e Veriut.

Diktatori e ka quajtur: “një djalë i mirë, që do të jetë miku im për jetë.”

Jo vetëm kaq, ish-shoku i Jordan dhe Pippen, te skuadra e famshme e Bullsave, ka qenë edhe një nga ata që kanë shuar zjarrin mes Washington dhe Pyongyang.

Puna e tij ka arritur kulmin me takimin historik në Singaport mes Trump dhe Kim.

Në një deklaratë për “CNN”, mes lotëve, Rodman tha:

“E dija që ky moment do të vinte. E dija që nuk duhej një mrekulli, por thjesht në zemërgjerësinë e njerëzve.

Kam pasur gjithmonë besim te Korea e Veriut dhe te Trump, të cilit i thashë të hapë zemrën.

Kur kthehesha në SHBA, pas udhëtimeve në Kore, merrja kërcënimi me jetë, por gjithmonë kam pasur besim te paqja dhe e mbaj kokën lart.

Para pesë vitesh doja paqen e Kim Jong-Un me Obama, por ai kurrë nuk më dëgjoi. Trump e bëri dhe sot bota është më e qetë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne