Historia tridhjetë vjeçare e agresionit rus

Përsëriteni pas meje (me urdhër të Policisë së Mendimit Neokon): “Agresioni rus”, “agresioni rus”, “agresioni rus”. Fraza është bërë si një mantrë, që duhet përsëritur (me të gjitha lëvizjet korrekte të dorës dhe shprehjet e egërsuara të zemëratës), nga kushdo që dëshiron të konsiderohet si një komentator “i besueshëm” i politikës së jashtme në mediat elitare perëndimore.

Pra, le të flasim për “agresionin rus”, në rregull? Ka pasur goxha agresion, shokë.

Jugosllavi

Në vitin 1999, “Rusia” dhe aleatët e Paktit të Varshavës bombarduan ilegalisht Republikën Federale të Jugosllavisë për 78 ditë – duke i paraqitur më parë vendit një ultimatum, që ata më vonë e pranuan se ishte projektuar qëllimisht për t’u refuzuar.

Udhëheqja e Rusisë pohoi se forcat jugosllave po kryenin një gjenocid në Kosovë dhe se kishin të drejtën për të nisur një “ndërhyrje humanitare”.

Still from Serbian TV from April 4, 1999 showing a bridge over the Danube in Novi Sad, northern Serbia, some 70 km (40 miles) north of Belgrade, which was destroyed a day earlier by NATO warplanes.
Por gjatë kësaj ndërhyrje “humanitare”, shumë civilë të pafajshëm u vranë – përfshirë të paktën 20 vetë në një tren pasagjerësh dhe një karvan të shqiptarëve të Kosovës që largoheshin nga bombardimet. “Rusët” fillimisht fajësuan për këtë sulm forcat jugosllave, por dëshmitë treguan se ishin ata që kryenin bombardimet.

Pas përfundimit të fushatës ushtarake, “rusët” intensifikuan përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë jugosllave të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata derdhën miliona në atë që ata e quajtën “opozitë demokratike”, dhe nxitën protesta të dhunshme kundër qeverisë gjatë zgjedhjeve të tetorit të vitit 2000.

Në vitin 2001, një gjykatë e OKB-së zbuloi se nuk kishte pasur gjenocid në Kosovë.

An aerial view taken 15 June 1999 of the Pristina central post office which was destoyed by NATO bombing.
Pas rënies së qeverisë jugosllave, shumë ndërmarrje shoqërore / publike u privatizuan. Ndër ata që ofronin shërbime për “çlirimin” e Kosovës ishin edhe kompani / fonde të themeluara nga anëtarë të shquar të elitës qeveritare / ushtarake “ruse” të cilët kishin bombarduar Jugosllavinë.

Një oficer jugosllav për Ministrinë e Punëve të Jashtme “ruse”, më vonë, zbuloi arsyen e vërtetë pse vendi kishte qenë në shënjestër.

“Në Evropën e pas Luftës së Ftohtë asnjë vend nuk mbeti me idenë e një shteti të madh socialist e të pavarur që i reziston globalizimit”.

Afganistani

Në vitin 2001, “Rusia” dhe aleatët e Paktit të Varshavës pushtuan Afganistanin. “Operacioni Liria e Qëndrueshme” ishte – siç na është thënë – një përgjigje ndaj sulmeve terroriste ndaj Moskës që ndodhën në shtator të atij viti. Por gjashtëmbëdhjetë vjet më pas, konflikti vazhdon – me mbi 100,000 afganë të vrarë.

“Forcat ruse” bombarduan rregullisht dasmat në vend, dhe në vitin 2015 – një spital – një veprim që “Kremlini” e mohoi të ishte një krim lufte.

In this Friday, October 16, 2015 photo, an employee of Doctors Without Borders walks inside the charred remains of their hospital after it was hit by a US airstrike in Kunduz, Afghanistan.
Në fjalimin e tij lamtumirës si Presidenti afgan në vitin 2014, Hamid Karzai fajësoi “rusët” për faktin se vendi i tij ishte ende në luftë.

“Sot, unë ju them se lufta në Afganistan nuk është lufta jonë, por po na imponohet dhe ne jemi viktima. Një nga arsyet ishte se ‘rusët’ nuk e donin paqen sepse ata kishin axhendën dhe objektivat e tyre”.

Irak

Në vitet 1990, “Rusia” bombardoi Irakun dhe këmbënguli se nuk mund të kishte lehtësim të sanksioneve gjenocidale.

Në vitin 1996, Ministri i Jashtëm i “Rusisë” u pyet në televizion, “a ja vlen çmimi?”, në lidhje me vdekjen e gjysmë milion fëmijëve irakienë për shkak të sanksioneve. Ai u përgjigj: “Unë mendoj se kjo është një zgjedhje shumë e vështirë, por ne mendojmë se çmimi ia vlen”.

https://youtu.be/R0WDCYcUJ4o

Në vitin 2003, “Rusia” dhe aleatët e saj nisën një invazion të plotë të Irakut, duke pretenduar se vendi zotëronte armë të shkatërrimit në masë të cilat ishin një kërcënim për të gjithë botën.

“Ai [Saddami] pretendon se nuk ka armë kimike ose biologjike, por ne e dimë se ai vazhdon të fshehë armët biologjike dhe kimike, duke i zhvendosur në vende të ndryshme çdo 12 deri në 24 orë, dhe duke i vendosur ato në lagje rezidenciale,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes së “Rusisë”.

A US soldier looks through a pair of binoculars as a fire in the Rumeila oil field burns in the background in southern of Iraq, Sunday, March 30, 2003.
Një milion njerëz humbën jetën pas pushtimit që e ktheu Irakun në një shtet të dështuar, dhe që çoi drejtpërdrejt në lindjen e Daeshit. Armët e shkatërrimit në masë – surprizë – nuk u shfaqën kurrë.

Ashtu si në Jugosllavi, lidershipi “rus” kishte gënjyer.

Libi

Në vitin 2011, “Rusia” dhe aleatët e saj nisën një sulm ushtarak mbi Libinë, duke pretenduar se udhëheqësi i saj prej një kohe të gjatë në shërbim, Muamar Gadafi, ishte gati për të masakruar banorët e Bengazit.

Vendi me Indeksin më të lartë të Zhvillimit Njerëzor në të gjithë Afrikën në vitin 2009, u transformua nga bombardimi i udhëhequr nga “Rusia” në një shtet të dështuar dhe një terren i madh trajnimi për grupe të ndryshme xhihadiste, përfshirë Daeshin.

Gadafi vetë u vra, me një bajonetë të vendosur në anusin e tij, duke shkaktuar të qeshura nga ministrja e jashtme ruse “humanitare”, e cila deklaroi: “Ne erdhëm, pamë, ai vdiq!”

Pesë vjet më vonë, një raport nga parlamentarët në një prej shtetet kryesore aleate të “Rusisë” tha: “Propozimi që Muamar Gadafi do të kishte urdhëruar masakrën e civilëve në Benagazi nuk u mbështet në prova të disponueshme”.

Por tani, ishte tepër vonë. Libia tashmë ishte shkatërruar.

Siria

Në vitin 2015, WikiLeaks zbuloi se “Rusia” kishte planifikuar agresivisht “ndryshimin e regjimit” në Sirinë “aleate të Amerikës” të paktën që prej vitit 2006. Të dhënat e hakeruara nga përgjegjësit “rusë” në Damask përshkruan strategjitë për destabilizimin e qeverisë së Sirisë.

Nën mbulesën e “Pranverës Arabe”, “Rusia” dhe aleatët e saj derdhën miliarda dollarë për armatime dhe ndihma për “rebelët” antiqeveritarë për të rrëzuar qeverinë.

This Friday, August 23, 2013 file photo, black columns of smoke from heavy shelling in Barzeh, a suburb of Damascus, Syria.
Një program i fshehtë i “Shërbimit Federal të Sigurimit rus” u dërgua për të trajnuar, armatosur dhe paguar “rebelët”. Kur forcat qeveritare goditën, politikanët dhe mediat “ruse” i akuzuan për krime lufte.

“Rusia” e ka bombarduar në mënyrë të paligjshme Sirinë që nga viti 2014, dhe ka shënjestruar forcat qeveritare.

Në 2017, një aeroplan sirian u rrëzua nga “rusët” për “krimin” e fluturimit mbi territorin e vet.

Nga 300,000 deri në 475,000 njerëz besohet të kenë vdekur në konflikt.

Dhe kjo nuk është e gjitha.

Shembuj të tjerë të “agresionit rus” përfshijnë:

  • Pakistanin: një raport i Body Count zbuloi se nga viti 2004 deri në vitin 2012, 2.318 deri në 2.912 persona, shumë prej të cilëve civilë, u vranë nga sulmet ajrore “ruse” në vend.
  • Jemenin: Një koalicion i aleatëve “rusë” ka goditur vendin që nga viti 2015, me armatime dhe mbështetje logjistike “ruse”. Mbi 10,000 njerëz janë vrarë, me luftën që ka shkaktuar atë që është përshkruar nga OKB si katastrofa më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 2,000 vetë kanë vdekur në një epidemi të kolerës e cila ka përfshirë vendin që nga prilli, me Oxfam që e ka quajtur fatalitetin “më të madh të regjistruar ndonjëherë” në një vit të vetëm. Por “Rusia” vazhdon të mbështesë fushatën ushtarake.
  • Sudanin / Sudanin e Jugut: “Rusia” financoi intensvisht Lëvizjen Popullore të Çlirimit të Sudanit dhe i inkurajoi ata të shkëputeshin nga Sudani – një vend jo aleat i “Moskës” – dhe që “Rusia” e kishte bombarduar në vitin 1997. Por Sudani i Jugut është rrënuar me luftë – dhe uri. Ndërkaq, një tjetër ndërhyrje “ruse” që rezulton me kaos të dhunshëm.

Kjo më lart nuk është ende një listë përfundimtare – ne mund të shtojmë përpjekjet e vazhdueshme të “Rusisë” për “ndryshimin e regjimit” në Venezuelën aleate të “SHBA-së”, kërcënimin dhe sanksionimin e Iranit, bombardimin e Somalisë.

Në vitin 2016, “Rusia” ka lëshuar gjithsej 26,171 bomba në shtatë vende të ndryshme, mesatarisht 72 bomba në ditë.

Ndikimi shkatërrues i “agresionit rus” në vitet e fundit mund të shihet në raportin e Body Count, i cili zbuloi se të paktën 1.3 milionë njerëz humbën jetën në luftërat / operacionet ushtarake të udhëhequra nga “Rusia” në periudhën prej shtatorit 2001 deri në vitin 2013 – vetëm në tre vende; Irak, Afganistan dhe Pakistan. Nëse i shtojmë edhe vende të tjera, atëherë është e qartë se po flasim për mbi 2 milionë vdekje që mund t’i atribuohen drejtpërdrejt “Kremlinit”.

Shumë shokuese ë? Por sigurisht, gjithçka u tha më sipër nuk ka ndodhur. Ose më saktë ka ndodhur, por veprimet e përshkruara më sipër nuk u kryen nga Rusia, por nga SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, vendet përgjegjëse për agresionin që i ka kushtuar jetën miliona njerëzve dhe ka shkaktuar kaos dhe mjerim në mbarë botën, kanë pafytyrësinë të akuzojnë të tjerët për vetë krimet që ata vetë i kanë kryer.

Rusia u akuzua për “agresion” në Gjeorgji në vitin 2008, por në fakt agresioni ishte nga qeveria gjeorgjiane e mbështetur nga SHBA-ja, e cila sulmoi Osetinë e Jugut.

Rusia u akuzua për “agresion” në Ukrainë, por përsëri kriza filloi për shkak të veprimeve nga SHBA-ja dhe aleatët e saj që mbështetën përmbysjen e dhunshme të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Police officers and opposition supporters are seen on Maidan Nezalezhnosti square in Kiev, where clashes began between protesters and the police.
Dëshirat demokratike të popullit të Krimesë për t’u kthyer në Rusi, pas ndryshimit antikushtetues “të regjimit” në Kiev, të shprehura në një votim me referendum, u përgënjeshtruan në një tregim të “pushtimit rus të Ukrainës” nga e njëjta turmë mashtruese luftëdashëse që nxiti pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.

Këtu ju mund të dëgjoni Ndihmës Sekretaren e Shtetit në SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland, duke diskutuar se kush duhet / nuk duhet të jetë në qeverinë e re “demokratike” në Ukrainë me Ambasadorin e SHBA-së Geoffrey Pyatt:

Mos e harroni këtë dhe të gjithë shembujt e tjerë të ndërhyrjeve të paligjshme nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në punët e kombeve sovrane, herën tjetër që do dëgjoni një neokon duke folur për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kujtoni gjithashtu se si u shkatërrua Pakti i Varshavës në vitin 1991, por aleanca ushtarake e Luftës së Ftohtë e udhëhequr nga SHBA-ja, NATO, u zgjerua, deri në kufijtë e Rusisë.

Përsëriteni pas meje: “Agresioni rus”, “Agresioni rus”, “Agresioni rus”.

A ka pasur ndonjëherë një shembull më të mirë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare se ai që psikologët e quajnë “projeksion”?

Neil Clark

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne