Historianët e Deçanit pas sulmit ndaj xhamisë: Po të sulmohej ndonjë objekt serb do reagonte edhe OKB-ja

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka dënuar sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë të shtunën në orët e pasdites.

“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtare kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës”, thuhet në komunikatën e historianëve.

“Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”.

“U bëjmë thirrje të gjitha subjektet fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës nder fetare në Kosovë, sepse kjo është vlerë e rralla e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës”.

“U bëjmë thirrje edhe përfaqësuesve serbë, si ata fetarë dhe politik, që të dënojnë këtë akt, sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekteve serbe, atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”./ fjala

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne