Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Donald Trump dhe presidenti rus Putin kanë bërë pazar për Kosovën.

Pjesë nga diskutimet: 

Jazexhi: Ne sot kemi dy Amerika. Një është Amerika e klintonianëve, e bushistëve. Një kemi Amerikën imperialiste që ndërhyri në Jugosllavi dhe në anën tjetër kemi këtë Amerikën e re. Trump ndoshta nuk e di ku bie Kosova në hartë. Personi që bën politikën e jashtme amerikane është John Bolton, një person filorus. Është takuar shumë herë. Bolton dhe Trump kanë rënë dakord të bëjnë pazar me Putinin. Pazari është të ndahet Mitrovica. Ata kanë prioritet mbylljen e konflikteve me njëri-tjetrin. Ata do sjellin një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Plani tjetër është që Serbia t’i bashkohet NATO-s. 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=509CaDlEySU]