Historiani Olsi Jazexhi: “Ja pse shqiptarët duhet të votojnë kundër referendumit në Maqedoni”!

Historiani Olsi Jazexhi ka publikuar një video në youtoube, ku tregon arsyet pse shqiptarët duhet të votojnë kundër ndryshimit të emrit dhe kundër futjes në NATO.

Kohët e fundit është përfolur mjaft për datën 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do t’i nënshtrohen një votimi nëse duan të ndryshojnë emrin dhe të futen në NATO.
Historiani Jazexhi këmbëngul dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë kundra këtij referendumi.

“E para është shumë ofenduese për Maqedoninë, që për shkak të presionit të elitave perëndimore t’i ndryshojë emrin vendit të vet. Kjo do të ndryshonte jo vetëm emrin, por edhe historinë e një shteti, gjë e cila do të sillte pakënaqësi dhe protesta tek qytetarët vendas”, thotë ai.

Ndërsa një arsye tjetër sipas tij është fakti që qeveria maqedonase po luan një skemë shumë të dyshimtë, ku qytetarëve i bëhet pyetja nëse duan ta ndryshojnë emrin apo jo dhe nëpërmjet kësaj votohet edhe për faktin e futjes në NATO.
Futja në NATO sipas Jazexhi do të sillte rekrutimin e fëmijëve të qytetarëve maqedonas për t’u dërguar në luftëra të përgjakshme që NATO dhe SHBA bëjnë kundër popullit musliman.
“Votimi pro në referendum do të sjellë votimin kundër demokracisë dhe pro diktaturës”, thotë ai ndër të tjera.

Futja në NATO i shërben projektit gjeostrategjik të amerikanëve për ta bërë zap të gjithë Ballkanin dhe për t’i përdorur popujt e Ballkanit si mercenarë në luftërat që Amerika planifikon të bëjë kundër botës muslimane.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne