Çështja e idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, ka ngjallur debate edhe për hisorianët serbë.Njëri nga ta, historiani Milan Protiq, ndërsa ka folur për mundësinë e shkëmbimit të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, ka thënë se një gjë e tillë nuk është alternativë e cila do i shkonte për shtati Serbisë.

Protiq e ka quajtur një ide të tillë të dobët, madje ai bën një krahasim mes serbëve të veriut dhe atyre të ‘Perëndimit të Egër’ në Amerikë:
”Veriu i Kosovës, është sikur të thuash një perëndim i egër në një krahinë të civilizuar, dhe ky është problemi më i madh”, ka thënë ai.Protiq më tej shton se vizioni i tij për marrëveshjen finale mes dy vendeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës, që Serbisë do t’i siguronte anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por njëkohësisht sipas tij do të mundësonte lëvizjen e serbëve të veriut në Serbi, dhe të shqiptarëve të Jugut në Kosovë.Siç citohet nga gazeta serbe Krstarica, Serbia duhet të zgjedhë mes të dyjave ose asnjërës.

”Jugu, ose Lugina është shumë e rëndësishme për Serbinë sepse aty mund të kalohet në autostradë, dhe nëse Serbia e humbë fushën e Vardarit-Moravës, ajo e ka humbur shtëpinë e saj të fuqishme”, ka thënë ai.Historiani serb konsideron se është e pamundur që të dyja këto regjione të jenë pjesë e Serbisë.

Deri tani kundër korrigjimit të kufijve tashmë është vetëm Gjermania.

Burimi: Koha islame

7